Nën qiellin e Toskanës

Nga periudha e etruskëve deri  tek ajo e romakëve të Rilindjes, Toskana është ndoshta “depoja” më e madhe e artit në botë, me piktura të jashtëzakonshme, skulptura në afreske dhe me kryevepra arkitekturore. Turistët në Toskanë vijnë për shumë arsye…Shumë janë në kërkim të arteve të bukura, të tjerë për të eksploruar fshatrat e jashtëzakonshëm. Dashamirësit e verës zbresin aty për të shijuar verën dhe kuzhinën e thjeshtë e të jashtëzakonshme. Këmbësorët kanë mundësinë të shëtisin në shtigjet malore, çiklistët mund të lëvizin në kodra, pushuesit gjatë bregut të detit e ishujve të ndryshëm gjatë stinës së verës. Ndërsa, studentët “zbarkojnë” aty për të mësuar gjuhën dhe kulturën e bukur italiane. Ka shumëçka për të parë dhe bërë në Toskanë dhe vështirësia më e madhe është se nga duhet t’ia filloni. Sigurisht që gjithçka nis me Firencen, pastaj vazhdojnë vizitat në qytetin e Sienës dhe të Pizës. Këshillohet  për të vizituar qytetet e artit si : Arezzo, Cortona, San Gimignano dhe Luca të cilët janë të gjithë të mrekullueshëm. Toskana është një rajon i jashtëzakonshëm ndaj na mbetet vetëm t’ju themi: Gëzojuni vizitës tuaj!

 Grupe të vogla në Chianti për 130 euro
Ju duhet të vizitoni qytetin kodrinor Impruneta për të parë furrat e bëra prej balte dhe me qeramikë lokale që datojnë që prej shekullit të 11-të . Aty do takoni mjeshtra të famshëm në botë dhe mund  të merrni pjesë gjithashtu në një seminar që daton nga shekulli i 17-të, ku ju do të mësoni për prodhimin e furrave prej balte gjatë shekujve. Në qytetin kryesor të Chianti, në Greve duhet patjetër të gjeni kohën për të eksploruar këtë qytet tregtar miqësor (Dita e tregut është e shtuna) keni mundësi për të shijuar verën dhe vajin e ullirit tipike të kësaj zone.  Para drekës, do të mund të vizitoni një vresht lokal për të mësuar më shumë për mënyrën e bërjes së verës në Chianti dhe t’i gëzoheni shijimit tuaj të parë të verës së ditës. Një drekë e këndshme në një Tavernë me pamje panoramike të qetë dhe një kuzhinë të shijshme tradicionale të kësaj zone.

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code

Produktet tipike
Toskana ka një traditë të gjatë me mjeshtra të aftë në shumë fusha që krijojnë sende të cilat konsiderohen “produkte tipike” të Toskanës. Përfshihet këtu  zejtaria për të bërë bizhuteri me dorë me punim ari të cilat gjenden në “Ponte Veçhio” në Firence. Gjithashtu njihen për pjekjen e pllakave të baltës së kuqe të cilat mund të gjenden në të gjithë rajonin e Toskanës. Farkëtarët vazhdojnë të ralizojnë “krijimet e hekurit”, të tilla si shtretër-hekur i farkëtuar dhe tavolina të cilat i gjejmë brenda dhomave të hoteleve, apartamenteve  me qera apo nëpër kopshtet e zonës.

Gastronomi
Nuk mund të harrojmë të tilla kënaqësi që e bëjnë Toskanën të famshme në të gjithë botën. Janë vlerësuar verërat e saj të kuqe si “Chianti Classico”, “Brunello di Montalcino” dhe “Vino Nobile di Montepulciano” si edhe vaji i shijshëm ekstra i virgjër i ullirit . Pa harruar djathërat e  shumtë “Pecorino” dhe sallamrat të tilla si “Cinta SENESE”, sallami tip i Toskanës si edhe ato të bëra me mishin e derrit të egër të zonës, që e bëjnë kuzhinën toskane të thjeshtë. por mjaft të shijshme.