Netatmo, kamera inteligjente

Kjo pajisje e re, pjesë e risive të fundit teknologjike, përveçse një kamera inteligjente, iu mbron më së miri nga grabitjet. Kamera e prodhuar nga kompania Netatmo, arrin të fokusojë personat e panjohur që tentojnë të futen në shtëpinë tuaj, dhe menjëherë përmes sinjaleve në aparatet android, lajmëron pronarët. Gjithashtu, rrezja e veprimit të saj është e gjerë, çka mund të kap edhe individë të tjerë që i afrohen shtëpisë dhe në këto momente, kamera dërgon një alarm të fuqishëm në celularin, iPadin apo aparatet e tjerë android të të zotëve të shtëpisë, duke i sinjalizuar se shtëpia është në rrezik për shkak të ndonjë grabitje të mundshme.
Çmimi 250 euro