Këshilla nga One për sigurinë online

Interneti është një hapësirë plot mundësi dhe argëtim, por si çdo hapësirë, nëse nuk ke kujdes, “të bën gropën”. Për përdoruesit e zakonshëm, është e vështirë të mendojnë rreziqet që mund të vijnë prej tij, por, nëse të kujtohet, bota është plot me mendje të liga që e shohin internetin si një avantazh që mund të mashtrojnë në anonimat, me qëllim vjedhjen e të dhënave, kërcënimet për qëllime përfitimi, ose edhe cyberbulling.

Hapi i parë për t’u mbrojtur është të kuptosh që DUHET të mbrohesh. Më pas, të informohesh rreth formave të mbrojtjes.

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code

Ekspertët e Sigurisë së Informacionit të One Telecommunications, Elvisi dhe Redi ju japin disa këshilla praktike se si të shmangni rreziqet:

Siguria e internetit (internet në shtëpi, shkollë, punë apo wireless publik) varet shumë nga çfarë do të aksesosh.

  • Nëse ndodhesh në një mjedis ku ofrohet shërbim wireless falas ose u ofrohet shumë personave të cilët nuk i njihni (në shkollë, kafene, mjedise publike), mos tento të hysh në asnjë llogari tënden: as në rrjete sociale, as në llogari ku perfshihen të dhëna personale (të dhëna të shkollës, të dhëna financiare, personale, si psh. e-albania, etj), pasi dikush mund të kapë trafikun e internetit të gjeneruar prej teje dhe të arrijë të marrë fjalëkalimin. Nëse e ke të domosdoshme të hysh, sepse sapo bëre një video që duhet ndarë patjetër në Tik Tok, përdor nje VPN (falas ose jo), e cila do të bëjë komunikimin tënd të sigurt, edhe në ambiente me internet publik. Ose, kërkoji mikut që ka numër One të të bëjë Hotspot, sepse One ka rrjetin më të sigurt.
  • Mos përdor të njëjtin fjalëkalim në çdo llogari! E dimë që është shumë tunduese por MOS E BËJ! Nëse një sulmues arrin të marrë atë fjalëkalim, BINGO, ai do të ketë akses kudo ku ti e ke përdorur atë.
  • Vendos fjalëkalime të cilat nuk gjenden lehtë. Duhet pasur parasysh që një haker do të tentojë të parashikojë se çfarë fjalëkalimi ke vënë, duke u bazuar në preferencat e tua. Fjalëkalimet e para që tentohen janë: ditëlindja, nga 1 te 9 dhe anasjelltas, emri dhe viti i lindjes, etj. Pra, asnjë fjalëkalim që e ke shumë të lehtë ta kujtosh. Dhe nëse mendon se do të jetë e veshtirë që detajet e tua të gjenden, ki parasysh se të gjitha këto të dhëna i ke postuar kohë pas kohe në rrjete sociale.
  • Mos hidh çdoooo gjë nga jeta jote online. Kjo sjell 2 rreziqe:
    • Së pari, dikush mund të marrë informacion rreth teje vetëm duke parë online. Do të dijë lokalin ku shkon, me kë rri, kush je, çfarë ha, ku e ke shtëpinë, etj. Ka pasur raste kur persona kanë treguar, pa dashje, edhe foto të kartave bankare, ose të biletave të avionit, nga të cilat kanë patur pasoja vjedhjesh apo anulimesh fluturimi.
    • I dyti, është me postimet e pushimeve. Nëse ti poston gjatë kohës që je me pushime, dikush mund ta shohë dhe të kuptojë se shtëpia jote është bosh. Sapo i dhe një ide se si mund t’i nxjerë paratë që të bëjë edhe ai pushime të mira. Kjo ka ndodhur shpesh.
  • Pastro cookies herë pas here sepse fjalëkalimet ruhen në browser dhe mund të gjendjen lehtë nga përdorues të tjerë.
  • Bëji update pajisjeve të tua (PC dhe laptop-e, telefona dhe tablete). Përditësimet janë një përmirësim si nga ana e performancës ashtu edhe nga siguria. Përditëso Windows-in nga 7 në 10, pasi windows 7 nuk ka më suport dhe për pasojë nuk ka më përditësime. Përditëso kërkuesin (Google Chrome, Mozilla Firefox, Microsoft Edge, Opera, Safari, etj) sepse tek to kërkon çdo gjë në internet, prandaj mbaji gjithmonë të përditësuara që të jenë të mbrojtura.
  • Mos kliko në links që duken të dyshimta. Nuk ekziston asnjë princ Nigerian që ofron pasurinë e tij!!! Prandaj, nëse diçka që të ofrohet duket shumë e mirë për të qenë e vërtetë, me shumë mundësi nuk është e vërtetë.
  • Mos instalo asnjë aplikacion pa pasur siguri se çfarë është. Edhe nëse të del njoftim që telefoni do të bllokohet, mos instalo gjë. Pyet dikë me më shumë eksperiencë rreth këtij programi, pastaj vazhdo nëse sigurohesh.
  • Mos shkarko programe të piratuara. CyberPunk është lojë shumë e bukur, por malware që futet tek ai nga dikush tjetër nuk është edhe aq i bukur. Me rritjen e ransomware-eve, ka shumë rrezik që PC yt të enkriptohet (të dhënat mos të aksesohen dot më nga ju) dhe të kërkohet pagesë nëse do që t’i shohësh më fotot që sapo shkarkove nga celulari, pas kaq shumë kohësh. Dhe mos tento të shkarkosh RAM nga internet.
  • Për sa i përket pikës më sipër, ruaj në dy vende të dhënat më të rëndësishme. Një kompjuter me ransomware mund të rregullohet me një ri-instalim të sistemit operativ, por të dhënat nuk kthehen dot më. Kush rri e shkruan edhe një herë nga e para gjithë punimin e diplomës pastaj?!
  • Mos lejo vëllain ose motrën e vogël të blejë programe vetë në internet. Një fëmijë nuk mund të dallojë një program legjitim nga një malsomeware.
  • Si perfundim, apliko filtra për më të vegjlit që ke në shtëpi. Ose, pse jo edhe për gjyshërit. Edukoji ata të mos flasin me njerëz që nuk njohin, ose nëse flasin, t’ju tregojnë rreth tyre. Këta persona mund të kërcënojnë ose bullizojne femijët, e ndoshta mund të shkojë edhe më keq. Më mirë parandaloje një risk se sa ta luftosh atë.