Qëndro i lidhur në çdo moment me HomeNet

Ka disa gjëra për të cilat urojmë të ndodhin sa më shpejtë si zgjidhje teknologjike. Njëra prej tyre është që të kemi pajisje pa kabuj! Sidomos kur abonohemi për internet në shtëpi, fillon seria e bezdive: lër një orar me teknikun, prite në shtëpi deri sa të lirohet, telat që hyjnë nga duralumini i shpuar i dritares, vrimat me trapan në mur, fijet që kalojnë nëpër shtëpi dhe nuk dimë ku t’i fshehim…dhe shumë pritje dhe testime deri sa më në fund të kemi internetin në shtëpi.

Por zgjidhja tashmë ka ardhur! One Telecommunications sjell HomeNet, pajisjen që mundëson internet shumë të shpejtë në shtëpi, pa nevojën e teknikut dhe pa lidhje telash. Mjafton ta ndizni dhe brenda 2 minutave, mund të lidhni pajisjet tuaja wireless dhe të lundroni pa ndërprerje, me shpejtësi 150 Mbps.

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code

Por ky nuk është i vetmi avantazh. One Telecommunications ka bërë të mundur që aq thjeshtë sa e instaloni, po aq lehtë ta merrni edhe me vete kudo ku ju duhet internet i shpejtë, në mal, fshat apo plazh. Me rrjetin e përmirësuar 4G+ të evoluar të One, HomeNet do të jetë burimi juaj më i besuar i internetit.

Me kontratë një vjeçare dhe dyvjeçare, pajisjen e përfitoni falas. Gjithashtu, keni lirinë që ta kombinoni me një prej paketave One Unlimited.
Vizito faqen ONE Telecommunications ose një prej 130 dyqaneve tona në të gjithë Shqipërinë për informacione të mëtejshme.