Pezull kundër gravitetit, pezull përpara se të ringrihemi sërish, pezull si një ekspozitë!
Pikërisht, me emrin “Pezull” është pagëzuar ekspozita e tetë e artistes së njohur, Blerta Xhomo, nën kujdesin dhe kritikën e optikës së Vladimir Myrtezait.
Ekspozita është ndarë në cikle të ndryshme të cilat rrëfejnë ndjesi të shumta, nën një subjekt tejet njerëzor. Të munduar, por jo të mundur, të përthyer, por jo të thyer janë karakteret në telajon e Xhomos dhe të gjithë qëndrojnë pezull, mbledhin energjitë dhe bëhen gati të ringrihen, të tentojnë përsëri.

Leave A Comment

Your email address will not be published.

error: Content is protected !!