Përqafoje instiktin dhe eja në një botë të re, të egër, në thellësi të një xhungle në mes të kryeqytetit! “Go wild or go home” i përshtatet më së miri interiorit të restorantit dhe club-it që kemi përzgjedhur këtë muaj.
Jo më larg se në fund të dhjetorit të vitit që lamë pas, u inaugurua Lost, një prej hapësirave më unike në Tiranë, e cila hap dyert dhe ju fton “into the wild”. I ndodhur në një prej rrugicave shumë të frekuentuara të qytetit, Lost sjell risi të shumta, duke nisur me interiorin dhe atë çka ofron.