Shfaqja Hamlet në Teatrin  Eksperimental

Nën regjinë e Enke Fezollarit, “Hamleti” i Shekspirit vjen nën një koncept bashkëkohor, duke e zhvendosur figurën e Hamletit nga mashkull në femër, duke rritur dimensionin përfshirës të veprës dhe të personazhit. “Një Hamlet, i cili nuk do të ndryshojë për botën, por bota të ndryshojë për të”. Aktorja Luiza Xhuvani interpreton në rolin e Hamletit, një rol mashkullor i interpretuar nga një femër për herë të parë në historinë e artit skenik shqiptar.