Stina Koncertore e Orkestrës Simfonike të RTSH

Orkestra Simfonike e RTSH-së, tanimë e ka filluar stinën koncertore që në fillim të vitit, në muajin janar dhe do të pasojë edhe në muajt e ardhshëm me një gamë të gjerë eventesh artistike të realizuara në ambientet e Akademisë së Arteve të Bukura. Por, këto koncerte rikthehen sërish në muajin qershor me një repertor të pasur, duke nisur nga orkestra e harqeve, ajo me klarinetë, të gjitha me solistë kryesore të tyre, duke nisur nga Nino Rrota, Gerald Finzi, Fatos Qerimaj, etj. Çdo mbrëmje në skenën e Universitetit të Arteve, ku do të zhvillohet koncerti do të sjellë për publikun një atmosferë dhe një repertor të pasur muzikor që i takon kryeveprave muzikore botërore, muzikal apo dhe krijimtari popullore të përpunuara.