Muaji Maj në galerinë Agora të Këshillit të Evropës, i ofroi publikut ekspozitën personale të artistit të mirënjohur Shqiptar Joni Kraja. Me një titull shumë ngacmues, “This is the end”, Kraja i drejtohet publikut përmes punëve të tij ku subjekti, ngjyrat dhe përmbajtja e tablove, flasin për një fund të çuditshëm.
Në kërkimin e tij artistik Kraja nënvizon atë çka edhe Picasso thoshte: “Nuk ka abstrakte, duhet patjetër të filloni nga diku, pas kësaj do të mund të hiqni gjurmët e një realiteti që vetëm ju e njihni për t’ja servirur të tjerëve.”
Kjo ekspozitë do të vijojë të qëndrojë e hapur në galerinë Agora, deri më datë 1 qershor, por punimet e Krajës, ju, do të mund t’i gjeni në galerinë e tij private “Gallery70 Contemporary Art”, në ambientet e Toptani Shopping Center, për të shijuar punimet dhe për të bërë tuajat veprat origjinale të artistit.