1 ditë fantastike në Helsinki!

Finlanda, destinacioni i çdo admiruesi të vendeve nordike është padyshim një kryeqytet magjik, i njohur për liqenet, peizazhet mahnitëse, muzikën heavy metal dhe sigurisht, aurorat e mrekullueshme. Ndoshta 1 ditë nuk do të mjaftojë për të kënaqur shpirtin tuaj aventurier, por gjithsesi, po ju rrëfejmë pikat më turistike të një qyteti tejet fantastik.

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code

Ora 8:00
Është tashmë një fakt: finlandezët mbajnë trofeun e “konsumuesve të kafesë” në rang botëror. Ajo që ne ju sugjerojmë Ekberg Cafè, kafenenë më të famshme dhe më të vjetër në Helsink!

Ora 9:00
Nuk mund të lini pa vizituar Fortesën e Suomenlinna, e mbrojtur nga UNESCO për arsyen se është një prej vendeve historike më të rëndësishme të kryeqytetit finlandez. Fortesa ngrihet në mure të larta prej guri dhe mban brenda saj 6 muzeume të cilat mezi presin të vizitohen.

Ora 10:00
Koha për art dhe ku mund ta nisni më mirë se në Muzeun Ndërkombëtar të Finlandës? Do të mësoni për historinë e një vendi të mrekullueshëm dhe do të mahniteni nga kultura e finlandezëve.

Ora 11:00
Nëse adhuroni artin kontemporan, mos lini pa vizituar muzeun “Kiasma”. Ky muze shërben si epiqendra e arteve bashkëkohore në të gjithë territorin nordik.

Ora 12:30
Kuzhina e Lindjes dhe Perëndimit të Finlandës përfshin një ndërthurje mes shijeve të prodhimeve të detit dhe teknikave unike të çdo qyteti. Supa klasike me salmon, tartari, buka e veçantë dhe pjata të tjera tejet të shijshme mund t’i gjeni tek një prej restoranteve më të njohur, Löyly.

Ora 14:00
Nëse jeni në Finlandë, provoni të çlodheni në një sauna tejet relaksuese në Helsinki Skywheel. Do të shijoni një eksperiencë mahnitëse, nën qiellin e Finlandës.

Ora 15:00
Çasti për të eksploruar një nga pikat më interesante të qytetit. Në sheshin kryesor të Helsinkit, do të gjeni monumente madhështore, përfshirë Statujën e Aleksandrit të II-të, Katedralen Neoklasike dhe Pallatin Qeveritar, i cili është i mbyllur për publikun, por mund të shihet qartësisht nga sheshi. Një tjetër atraksion turistik është edhe Katedralja Ortodokse, e cila ka si karakteristikë tullat e kuqe, kullat e mëdha dhe kopshtet me kupola mbresëlënëse.

Ora 16:30
Padyshim, ia vlen të shikoni “zemrën e blertë të Helsinkit” dhe të mbushni mushkëritë me ajër. Parku “Esplanadi”, është një prej kryeveprave që e gjeni vetëm në Helsinki. Gjithashtu, mund të ecni përgjatë sheshit dhe të shikoni Nimfat e Ujit dhe statujën që ju përshëndet. Në perëndim të parkut, do të gjeni gjithashtu edhe statujën e Havis Amanda.

Ora 17:30
Gati të bëni disa hapa drejt sheshit të marketeve? Patjetër që duhet ta vizitoni, për të parë më shumë se 20 dyqane lokale të cilat shërbejnë pjata plot shije, pije me përbërës sekretë dhe ushqime të cilat ia vlen t’i provoni!

Ora 18:30
Parku “Sibelius” është destinacioni i radhës dhe përmban hapësira me art abstrakt dhe kaq kontraverse. Më pas, vijoni të ecni drejt kishës “Temppeliaukio”, korridoret e së cilës kanë një akustikë perfekte dhe shumë shpesh është përdorur për koncerte.

Ora 20:00
Pas gjithë guidës nëpër Helsinki, e meritoni ta përkëdhelni veten në një restorant tipik finlandez, ndaj drejtohuni për tek “Savotta” dhe provoni pjata elegante dhe shërbim të mrekullueshëm.

Ora 21:00
Helsinki është kryeqyteti i argëtimit, ndaj mos humbisni një super eksperiencë në The Wallis Karaoke Bar, ku do të argëtoheni pafund me këngët që do të këndoni vetë ju.

Ora 22:00
E, për koktejle fantastike, kaloni patjetër nga Liberty or Death!

Ora 23:00
Çdo adhurues i metalit duhet të vizitojë Capital of Heavy Metal dhe të “çmendet” me muzikën e preferuar.

Ora 00:00
Mund të shijoni një birrë speciale nën pistën e kërcimit të Club Helsinki dhe sigurisht, të mahniteni nga aurorat magjike që dominojnë qiellin.