10 nga Elegance

Olti Curri
Gazetar

Ku ndodheni tani dhe me çfarë po merreni?
Jam në Itali, vizitë tek disa miq që kanë hapur një biznes dhe jam mysafir në festën e inaugurimin.

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code

Cili është vendimi më i mirë që keni marrë ndonjëherë?
Që emrin tim e kam kthyer në brand, duke u mbështetur tek komunikimi me publikun.

Kur e ndjeni veten më të lumtur?
Kur unë dhe familja bashkë me miqtë e mi, gëzojnë shëndet.

Kur e ndjeni veten të trishtuar?
Kur më mungojnë njerëz që i kam larg dhe shpirtërisht më duhen në atë moment.

Çfarë nuk do kishit hedhur kurrë poshtë?
Të shkuarën.

Kë doni më shumë?
Veten.

Cila është ajo gjë për të cilën do të thoshit: nuk do ta bëj kurrë?
Të rri me njerëz që nuk më frymëzojnë.

Cili është mëkati më i madh për ju?
Të japësh punën dhe talentin tënd falas.

Cila është blerja juaj e fundit?
Dhurata për nipin tim Alen.

Cili është qëllimi i jetës?
Të  zgjohem nesër duke buzëqeshur.