3 sugjerime librash nga Elegance

Ajo periudha e vitit ku nuk di çfarë të lexosh? Hidhini një sy sugjerimeve tona dhe na falenderoni më vonë.


Silvia

Autori: Gérard de Nerval
Çmimi: 500 lekë

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code

“Siliva” është vepra e shkruar në periudhën e fundit të jetës së autorit dhe sapo është botuar, ka rrëmbyer zemrat e Proust, Gracq dhe Eco-s. Novela na rrëfen dashurinë e personazhit kryesor karshi tri grave (Silvia, Adriana dhe Aurelia), të cilat i admiron dhe do njësoj, ethshëm, pa ditur cilën të zgjedhë. Kështu, i humbet të trija.

Historia nis me paragrafin e një gazete, e cila e zhyt personazhin në kujtimet e rinisë. “Silvia” cilësohet si një himn sublime që i këndohet dashurisë së paarritshme, me një stil lirik dhe shumë të zhdërvjellët.

 


Burra pa gra

Autori: Haruki Murakami
Çmimi: 900 lekë

“Të gjitha gratë kanë lindur me një organ të veçantë dhe të mëvetësishëm, i cili u dhuron mundësinë të gënjejnë”. Kjo është filozofia dhe opinioni i Dr. Tokai. Një analizë shumëdimensionale e grave, sipas syrit të një mjeku, i cili në fund të fundit, e vlerëson pa masë këtë organ dhe mendon se pa të, jeta do të qe mediokre dhe e vrazhdë.

 


Ftesë për ndëshkim

Autori: Vladimir Nabokov
Çmimi: 1,000 lekë

Janë ditët e fundit të të burgosurit Cincinat C., i dënuar me vdekje për “turpin gnoseologjik”. I burgosuri ynë, një vetmitar shembullor, përpiqet të përshtatet në qelinë e tij, me ata pak personazhe që e lidh jeta e atyre pak ditëve në pritje të ndëshkimit fatal.
Dhe në këtë përpjekje për përshtatje, ai jo vetëm që nuk ia del dot, por ndërmerr një udhëtim shpirtëror me dëshirën të përshkruajë rrugën e tij drejt fundit. Çdo ditë të re të atyre nëntëmbëdhjetë ditëve para vdekjes, Cincinati përpiqet të zbulojë dhe të kuptojë në lojën me personazhet e pakët rreth tij, se cila është e nesërmja e fundit.