E hënë
Stili i veshjes për fillimin e javës vjen me ngjyra të përmbajtura dhe detaje cool. Vijat rikthehen fuqishëm në lojën e tendencave, ndërkohë që xhinset janë gjithherë zgjedhje optimale. Françeska ka shtuar dozat e elegancës me aksesorët e tipit kapele dhe syze, ndërkohë që këpucët e sheshta, prej materiali kamosh, por me detajin e fjongos në to, janë gjetje unike.
E martë
Në tërësi, look-u i saj për ditën e martë, i ngjan stilit vintage! A nuk duket Françeska në këtë foto, si një aktore e dalë nga filmat e vjetër të viteve ’80-të? Një kostum me gjatësi deri tek kyçi i këmbës, ku motivet e figurave e dominojnë, është zgjedhja e preferuar për të. Çizmet, në ngjyrë kafe, prej materiali lëkurë dhe rrjetë, janë të duhurat për hapa elegantë dhe seksi. Rripi i mesit dhe syzet, bëjnë diferencën.
E mërkurë
Elegante dhe sexy! Ka dukshëm detaje joshëse në veshjen e saj për këtë ditë të javës. Bluza e bardhë pas trupit dhe pantallonat në ngjyrë blu elektrike, janë kombinimi dhe kontrasti i duhur për look-un e saj. Gjithashtu, çanta në version pocket, rozë dhe me rrip prej zinxhiri është një detaj që e bën edhe më të veçantë veshjen e saj.
E enjte
Një veshje moderne dhe sensuale, që e bën protagoniste Françeskën edhe për këtë ditë të javës. Bluza në nuancën e kaltër, që zbulon kraharorin e saj, është kombinuar me fundin që ka motive lulesh blu në të. Ndërkohë, kapelja e zezë me dy perçina në të, si edhe syzet e veçanta e plotësojnë më së miri pamjen e saj.
E premte
E zeza, është në kategorinë e atyre nuancave që nuk tradhtojnë kurrë, në çdo kohë e vend! Për prag fundjavën, ajo ka preferuar një veshje të tipit casual chic. Pantallonat tubin, të hapura në pjesën e gjunjëve, si edhe kanatierja e zezë, e gjitha prej dandelle, e bëjnë Françeskën të duket super sexy dhe unike në çdo detaj të look-ut të saj.