5 pjesëza arti të cilat duhet të jenë në shtëpinë tënde

Tashmë që muzetë nuk janë shumë të aksesueshëm dhe jemi të detyruar të shpenzojmë më shumë kohë në shtëpi, kemi më shumë kohë të arredojmë shtëpinë dhe t’i shtojmë ambientit tonë pjesëza shumë të bukura arti.

Koleksioni i qirinjve “Oscar”
Kryeveprat e artit bashkëkohor nga Basquiat të Keith Haring, në qirinjtë e përmasave XXL. Koleksioni “Oscar” u çel nga Samantha Teper, e shoqëruar nga Talitha Landeau. Qiinjtë kanë përmasa të tilla si 40 cm dhe janë një dekor shumë i çmuar dhe funskional, njëkohësisht tejet i këndshëm për t’u admiruar.
Çmimi: 990$

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code


Qeramika e Sandrine Auric
Sandrine Auric, e vendosur në Marsejë, prodhon qeramika handmade, të pikturuara në mënyrë artizanale. Vazot e bukura në trajtë unike, frymëzohen nga kultura mesdhetare dhe karakteri solar i mesdhetarëve.
Çmimi: 80$


Batanije BFGF

Puna fantastike e artistit meksikan Lilian Martinez konsiston me një ndërthurje shumë interesante mes ngjyrave, dizenjove dhe komoditetit të batanijeve.
Çmimi: 150$


Pikturat e Louve
Doris Desvignes, i njohur ndryshe si Louve, sjell disa piktura mahnitëse dhe shumë pranverore. Seria e qitrove, të pikturuara në arkilik janë pa dyshim një kryevepër.
Çmimi: Sipas kërkesës.


Dritat e natës
Artisti i jashtëzakonshëm Zoe de Soumagnat, sjell një këndvështrim unik të dritave dhe ngjyrave.
Çmimi: Sipas kërkesës.