Natyra shpërthen me magjinë e luleve dhe nëpërmjet tyre frymëzon çdo artist. Një prej tyre është edhe Nathalie Lete, e cila dy vite më parë bleu shtëpinë e saj të re dhe nisi ngadalë ta arredojë në një mënyrë speciale, natyrale dhe tejet të ngrohtë.
Fillimisht, lulet pushtuan njërën dhomë dhe Lete kuptoi se ky “pattern” jo vetëm e bënte të ndihej e lumtur, por ishte edhe një identifikues unik i shtëpisë së saj. Andaj, nisi ta zgjeronte edhe më tej këtë dekor special, veçanërisht në periudhën e COVID-19.
Tashmë, çdo kënd i shtëpisë është transformuar në një kopsht magjik, i cili përmban bimë të larmishme. Lulet i gjejmë në çdo pjesëz të shtëpisë: që prej derës kryesore, mureve, pikturave, shkallëve dhe kudo.
Ky arredim unik dhe tejet i ngrohtë i ka dhuruar Nathalie dhe bashkëshortit të saj ndjesinë e shtëpisë së lumtur, perfekte, si dhe paqe mendore.
Sipas tyre, është “një arratisje e këndshme” nga realiteti.
Tek natyra gjejmë prehje dhe pozitivitet, ndaj duo-ja e artistëve kanë menduar të krijojnë një hapësirë mbresëlënëse në ambientin e tyre.
“Marr shumë kënaqësi kur pikturoj shtëpinë dhe do vazhdoj ta bëj. Dua të duket bukur në çdo cep”, – shprehet Nathalie, ndërkohë që ne dhe bashkëshorti i saj e inkurajojmë dhe e dashurojmë idenë e saj.