Koloni Romake deri në vitin 138 para erës sonë, e influencuar nga kultura arabe që e pushtoi në vitet 700, Valencia një nga qytet më të rëndësishëm turistikë të Evropës, e gjeti shkëlqimin e saj në shek. XV, kur u kthye në një qendër tregtare shumë e pasur e detit Mesdhe. Kjo periudhë do të ishte e artë edhe nga pikëpamja e arkitekturës, gjatë se cilës u ndërtuan monumentet më të famshme gotike si “Lonja De La Seda” apo Katedralja e Shën Marisë. Sot një pikë shumë e vizituar, vjen si propozim për një udhëtim të shkurtër kur mund të zbuloni shumë rreth kulturës së këtij qyteti të rëndësishëm historik.
Çfarë të vizitosh në Valencia?
Qyteti i tretë për nga rëndësia i shtetit spanjoll, ofron një numër të madh aktivitetesh gjatë gjithë vitit. Duke filluar nga arkitektura ipermoderne e qytetit të artit dhe shkencës, që është gjithashtu shtëpia e akuariumit më të madh të Europës.
Valencia veç godinave avangarde ofron edhe thesare historike me vlerë të madhe, siç është Katedralja e Shën Marisë apo sheshi “De Toros”, një arenë gladiatorësh e fundit të viteve 800. Ndërsa për ata që janë në kërkim të bukurive natyrore parku “Albufera” një lagunë në jug të qytetit është një mrekulli që nuk duhet humbur nëse shkoni në Valencia për një shkëputje të vogël gjatë verës. Valencia është rreshtuar në listën e qyteteve që nuk duhen lënë pa u vizituar!
Lonja De La Seda
Pasuri e njerëzimit e cila mbrohet nga unesko “Lonja de la Seda” konsiderohet si shembulli më brilant i periudhës gotike. Ndërtuar në shekullin e XVI si një pikë komerciale e tregtimit të mëndafshit, Lonja është e ndërtuar nga një torrë që përdorej si burg për hajdutët dhe ata që kishin shkelu rregullat e tregëtisë, duke trafikuar në mënyrë ilegale mëndafshin, nga salla e këshillit detar, “Patio de los Naranjos” (“Oborri i Portokallëve”); salloni i kolonëve me një arkitekturë marramendëse, kjo ishte dhe salla ku firmoseshin kontratat.
Torre de los Serranos
I konsideruar “Monument Historik Artistik Kombëtar”, që prej 1931 “Torres de Los Serranos” është një shembull i arkitekturës militare Valenciane. U ndërtua mes viteve 1392 – 1398 dhe emrin “Serranos” vjen si rezultat i drejtimit që ka porta kryesore e cila është e orjentuar nga zona Serrane. Mund të arrini majën e torrës duke ngjitur 132 shkallë, lodhja e të cilave do të shpërblehet nga pamja e mrekullueshme mbi kopshtet e Turia-s dhe të pjesës tjetër të qytetit.
Katedralja e Shën Marisë në Valencia
Katedralja e Valencias veç faktit që është një mrekulli e arkitekturës, është shumë e rëndësishme për historiografinë Katolike. Brenda saj gjendet i famshmi “Graali i Shenjtë”, kupa me të cilën Jezu Krishti piu gjatë darkës së fundit. Forma interesante e kishës trekëndore ka një veçanti, portat hyrëse përfaqësojnë tre stile të ndryshme arkitekture, atë gotike, baroke dhe romantike. Të shtunave mbrëma në “Sheshin e Virgjëreshës” zhvillohen aktivitete artistike që mbyllen gjithmonë me një spektakël të vërtetë piroteknike.
Qyteti i Artit dhe Shkencës
Spanjollët e quajnë “Ciudad de las Artes e la Ciencias”, qyteti i artit dhe shkencës, ata që e kanë vizituar e quajnë qyteti i realiteteve paralele ose qyteti i së ardhmes. Ky kompleks shumë i bukur ndërtuar krah oborreve të Turia-s, u projektuar nga Santago Calatrava, me qëllim krijimin e një hapësire kulturore interaktive për të studiuar dhe për t’u argëtuar duke stimular kuriozitetin intelektual të banorëve. Ky kompleks është i përbërë nga “L’Emisferico”, “L’Oceanografico”, “Muzeu i Shkencës” dhe “Pallati i Artit”.
“L’Emisferico” përfaqëson një sy të madh, është një sallë e vetme projektimi e cila është menduar për konferenca, takime dhe simpoziume.
“Muzeu i Shkencës”, siç e thotë vetë fjala është një muze dedikuar studimit interaktiv mbi shkencën.
“Pallati i Artit”, një hapsirë mikpritëse me katër salla dedikuar, operas, muzikës, baletit dhe teatrit.
Gjithashtu, “L’Umbracle”, një galeri arti dhe kopsht botanik që gjatë natës kthehet në një tarracë të ndriçuar.
Dhe në fund, “L’Oceanografico”, akuariumi më i madh i Evropës, me 45.000 ekzemplarë që vijnë nga të gjithë detet dhe oqeanet e botës, ky park ujor është i ndarë në katër zona; zona mesdhetare, ajo e deteve të tropikut, zona e arktikut dhe delfinario një zonë me tynele nënujore nën detare komunikues.
Arti i rrugës në “Barrio del Carmen”
Veçori tjetër për të cilën Valencia është e famshme është “street art”, ose thënë ndryshe arti i rrugës. Kjo formë arti është stimuluar nga institucionet publike për të rikulifikuar lagjet e vjetra që për shumë vite ishin në dekadencë. Në zonën e quajtur “Barrio Del Camren”, do të gjeni shumë vepra arti, duke e bërë kështu këtë zonë të qytetit zemrën pulsuese të “movidës” rinore.
Kopshti zoologjik “Bioparc”
Bioparc, parku zoologjik më i mirë në Europë. Ai është ndërtuar me dëshirën për t’i treguar njerëze si jetojnë kafshët në kushtet e habitatit të tyre natyral. Ka shumë pak barrierë mes vizitorëve dhe kafshëve, gjë që të krijon idenë se po bën një udhëtim safari. Për shembull në rrethimin e Lemurëve është fare e thjeshtë të jesh pranë tyre. Nuk duhet ta humbisni!
Jeta e natës
Edhe pse në dukje e qetë, Valencia natën shndërrohet në një qytet të gjallë plot surpriza të bukura, ku sheshet e qytetit mbushen plot me artistë e muzikantë dhe diskotekat janë ambienti perfekt për të dëgjuar muzikën spanjolle dhe atë bashkëkohohore.
Gjithashtu, Valencia është edhe një pikë e rëndësishme e tureve të artistëve të mëdhenj. Ndaj, ju sugjerojmë që të bëni një kërkim për koncertet e të famshmëve përpara se të niseni për udhëtim. Ndërsa për adhuruesit e Jazz-it për të mos u humbur një xhiro tek “Jimmi Glass”, i cili renditet i pari në klasifikimi e TripAdvisor, është e domosdoshme.
Markata qëndrore
Një nga gjërat më të bukura që mund të bësh për të zbuluar shpirtin e një qyteti është të vizitosh markatat, sepse janë vendet ideale për të njohur stilin e jetës së një qyteti, për të kënaqur shikimin dhe për të shijuar aroma e shije të panjohura më parë. Markata qendrore e Valencias është më e madhja në Europë me më shumë se 900 bango ku shiten nga produktet e zonës deri tek frutat e perimet nga më të mirat në botë. Struktura e markatës është shumë e bukur një ndërthurje e hekurit dhe vitrazhit që gjendet e vendosur përballë “Lonja de la Seda”.
Kuzhina
Kur flitet për Valencian, mendja të shkon tek “paella”, sigurisht kjo është vendlindja e kësaj pjata që origjinën e largët e ka nga arabët që pushtuan Valencian, shekuj më parë.
Receta origjinale e paella-s është ajo me mish pule, lepur, perime, por ekziston gjithashtu edhe varianti me fruta deti.
Nuk mund të shkosh në Valencia dhe mos të provosh një paella. Ne ju këshillojmë atë me bazë peshku dhe frutash deti që mund ta provoni në një ndër restorantet që gjenden në “Las Arenas” që gjendet buzë detit. Një këshillë: peshku është shumë i freskët të shtunave dhe kjo është dita ideale për një “paella” me fruta deti dhe një gotë verë e bardhë.
Ku të qëndrosh në Valencia
Melia Plaza
Caro Hotel
Vincci Palase Valencia
Hotel Ardhoc Carmen
The Westin Valencia
Sh Inglese Boutique Hotel