I veshur me një pamje të rregullt të një kostumi të përbërë prej tre copëzash, me tatuazhet që dalin nga mëngët e këmishës, Justin O’Shea, drejtori i shitjeve të boutique online Mytheresa.com, është një nga personazhet më të njohura në skenën e modës. E dashura e tij për një vit e gjysmë, Veronika Heilbrunner, është redaktore e modës së lartë në faqet më të njohura të fashion.
Së bashku, duo me bazë në Berlin tentojnë të kthejë kokat e të gjithëve sa herë që dalin në publik. O’Shea, i cili u rrit mes tokave plot shkurre të Australisë, në një intervistë për “W”, thotë se: “10 vitet e para të jetës i ka kaluar, duke u endur rrugicave të qytetit me klimë ekuatoriale, pa këmishë”.
Ndërkaq Heilbrunner, e cila punoi si redaktore e modës për disa revista gjermane u njoh me O’Shea në koridoret e kompanisë që sot zotërojnë të dy, dhe siç i dashuri i saj thotë; “Për fat, ajo është shumë e mirë në punën e saj”, mesa duket kjo i ka bërë përshtypje pronarit të ri, i cili ndër të tjera, vlerësoi te redaktorja premtuese edhe stilin emblematik, ku pa të kombinuar një fustan elegant “Valentino” me një palë këpucë “Doc Martens” dhe çorapet sportive “Nike”.
“Kjo e bën të lehtë për të drejtuar gjatë gjithë ditës, – thotë ajo, – por mua gjithashtu më pëlqen të thyej rregullat”
Stili i dallueshëm i çifti është i qartë edhe në arredim. Në dhomën e ndenjjes është i dukshëm se arti dhe dizanji kombinohen shumë këndshëm. Si në këtë rast, ku shohim një mobilim post 80’, me piktura të realizuar nga Silke Albrecht në të majtë dhe Walter Dahn në të djathtë.
Ndërkaq, në këtë foto ku i shohim të dy në kuzhinë është e qartë se gjithçka ka një tjetër atmosferë. Veshjet janë të mrekullueshme dhe Heilbrunner ka zgjedhur të veshë një fustam “Tom Ford” që kushton 5.590$ dhe një palë “Conversa” që mbajnë çmimin 50$. Ai, i angazhuar me krasitjen e trëndafilëve të oborrit të shtëpisë, nuk mban asnjë markë në trup, por justifikohet me trupin e palestruar dhe tatuazhet në krahët muskuloz.
Mesa duket edhe zgjimi në shtëpinë e tyre është shumë fashion. Pikërisht në një set fotografik të realizuar në dhomën e gjumit të çiftit ku dallohet qartë se stili alla 60’ i O’Shea ka influencuar edhe Heilbrunner.
Le të dalim pak jashtë në fotografitë e rrugës ku ata janë edhe në habitatin e tyre!
Të fotografuar gjithmonë së bashku ata nuk janë kurrë jashtë standardeve që vetë i kanë vendosur. Po flasim pikërisht për një marrdhënie që duket se shtrihet përtej dhomës së gjumit dhe kalon në një sintoni perfekte me materialet dhe stilin. Ai, me një gërshetim të hard rock dhe shik dhe ajo, me një trup perfekt mbi të cilin rri mirë gjithçka. Mbi të gjitha, ajo që e bën çiftin interesant është fakti që ajo ka një staturë disa centimetra më të lartë se ai, gjë që nuk e pengon të jetë “IN”.
Veronika Heilbrunner – hey woman!
Projekti personal larg çiftit i Veronika-s, është padyshim një sukses që ka prekur majat që prej viti 2015. Një blog nga gratë për gratë, jo më kot edhe quhet “hey woman” (“hej grua”). Ky projekt është një bashkëpunim mes shumë aktoreve të fushave të ndryshme: fotografe, dizjanere, artiste dhe gazetare indipendente, të cilat kanë gjetur terrenin e duhur për t’u shprehur lirshëm dhe pa komplekse.
Justin O’Shea – SSS World Corp
Marka më e re në dhe e suksesshme në treg, mban firmën e O’Shea, “SSS World Corp”, u themelua në viti 2017 dhe vetëm gjatë vitit të parë fitoi plot 130 milion dollarë, duke shembur çdo pritshmëri të industrisë. Vetëm disa muaj më parë suksesi u dyfishua kur O’Shea bëri të tijën edhe brandin e njohur “Brioni”.