Si lindi dëshira për të krijuar një hapësirë të tillë, ku pjesën më të madhe të punimeve e zënë krijime të ndryshme me bazë kulturën shqiptare?
Lindi si domosdoshmëri. Çdo artist vizual e dëshiron një ambient studioje ku realizon kërkime artistike ose hapësirë ekspozuese për krijimet artistike që ishin të shumta pas shkollimit në UART, dega skulpturë, qeramikë.
Cili është materiali që përdor më së shumti në krijimet e tua?
Shumë materiale bëhen të preferuar për shkak të natyrës dhe rezultatit që transmetojnë. Në përgjithësi më tërheqëse janë argjila dhe qeramika. Ne përdorim përfshihen edhe të tjera materiale si: allçia, rezina, teli dhe sende e objekte të ndryshme, të përbëra për të arritur një ngjyrë ose teksturë të caktuar. Materiali është një kërkim i vazhdueshëm përgjatë eksperimenteve individuale për të garantuar një produkt cilësor dhe provave të teknikave të reja, duke dalë një medium si: instalacioni, piktura, fotografia dhe video.
Çfarë të frymëzon më së shumti në historinë shqiptare? Cilat janë motivet që të zgjojnë imagjinatën dhe të japin “dorë të lirë” në krijimtarinë tënde?
Banimi në Durrës më ka influencuar si ambient, ku në një pjesë të mirë të punimeve ndihet motivi organik, koralor, moria dhe përbërja nga materiale rrethanore si: guaska, gurë, xhama, druri, metale etj. Po ashtu, nga aspekti kulturor shqiptar, duke marrë si subjekte figura të shquara për kontributet e tyre, monumente historike, arkeologjike, ose elemente dhe sende që na identifikojnë dhe sigurisht, që një pjesë e mirë e tyre i referohet një tematike ose thënie estetike.
Përpos krijimeve individuale, cilat janë angazhimet e tjera të një artisti vizual?
Përgjithësisht duke qëndruar aktiv në të gjitha rrjetet sociale me emrin “Art Shop Albania” ku dokumentohen foto punimesh të vjetra e të reja, ku edhe mund të kontaktohet nëpërmjet mesazhit për pyetje. Përpiqem të jem i pranishëm me punimet në hapësira ku shkëmbehen mendime dhe vlerësime artistike. Studioja, ambienti i prodhimit dhe i eskpozimit është gjithmonë hapur dhe i mirëpret të gjithë kureshtarët dhe artdashësit në qytetin e Durrësit.
Si i pret publiku shqiptar, ose edhe ai i huaji krijimet e tua?
Publiku merr përshtypje shumë pozitive duke gjetur një ndjesi ose emocion nga një vepër, lidhur me kuptimin, realizimin, impaktin ose thjesht preferencë kompozicionale. Shikuesi shpreh vlerësim për të bukurën, duke u angazhuar me produktin deri edhe në një bisedë konceptuale.