Ismail Kadare fiton “Nobelin Amerikan” për vitin 2020

Çmimi Ndërkombëtar i Letërsisë Neustadt është vlerësimi i radhës për Ismail Kadare, shkrimtarin shqiptar të njohur në mbarë botën.
Sigurisht, një vlerësim mëse i merituar për karrierën e tij të gjatë dhe tejet të suksesshme.
Veprat e Ismail Kadaresë janë përkthyer në dhjetra gjuhë dhe janë pritur me shumë kërshëri dhe dashuri nga publiku vendas dhe i huaj.
Kadare është një nga penat më të rëndësishme, e cila prezanton më së miri Shqipërinë në mbarë botën.
I lindur në Gjirokastër në vitin 1936, Kadare nisi botimin e poezisë dhe fiksionit në vitet 1960, kur vendi ynë ishte ende nën regjimin totalitar.
Novelat e tij fantastike janë: “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, “Kronikë në gur”, “Pallati i ëndrrave”, “Prilli i thyer”, “Dimri i madh”, “Piramida” dhe shumë të tjera. Romanet e tij janë përkthyer në dyzetë e pesë gjuhë, në mbarë globin.


Një urim të përzemërt erdhi edhe nga Ambasada Amerikane, e cila në rrjetet sociale u shpreh:
“Kemi kënaqësinë të njoftojmë se shkrimtari i shquar shqiptar, Ismail Kadare do të nderohet me Çmimin Ndërkombëtar Neustadt për Letërsinë të këtij viti. Si një nga ngjarjet më të mëdha të letërsisë botërore, Festivali Neustadt i Letërsisë është një festim i librave dhe kulturës ndërkombëtare, sponsorizuar nga World Literature Today dhe organizuar nga Universiteti i Oklahomës. Këtë vit, ngjarja do të zhvillohet virtualisht dhe do të jetë pa pagesë për të gjitha ata që regjistrohen”.

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code