Një prej figurave më të rëndësishme të shekullit të XX-të është Alber Kamy, i cili me gjenialitetin e tij të jashtëzakonshëm, ka shënjuar përjetësisht literaturën franceze dhe atë botërore.
Njeriu i letrave ka lindur më 7 nëntor të vitit 1913 në Algjeri, atje ku edhe është rritur. Në periudhën e Luftës së Dytë Botërore, Alber Kamy vendoset në Francë dhe i bashkohet Rezistencës. Një shkrimtar i jashtëzakonshëm dhe tejet i talentuar, i cili nuk heziton të lërë penën dhe të marrë armët për të mbrojtur atdheun. Nuk ka rëndësi se cili ishte profesioni i tij, shkrimtar, eseist, gazetar apo filozof, Kamy nuk reshti kurrë së mbrojturi idetë e tij humaniste.
Fillimisht Kamy ishte komunist, ndërsa në vitin 1951, boton “Njeriu i revoltuar”, kryeveprën që e ndau përgjithmonë nga doktrinat e Jean-Paul Sartre dhe Marx.
“I huaji”, vepra më e famshme e shkrimtarit legjendar, e bën Kamynë një prej shkrimtarëve me më shumë ndikim në shekullin e shkuar dhe vijon të jetë një prej kryeveprave më të vlerësuara në rang botëror.
Autor i shumë novelave, historive të shkurta, poemave, eseve dhe skripteve të filmave, Kamy ka fituar edhe çmimin Nobel në Literaturë në vitin 1957.
Alber Kamy ka vdekur më 4 janar 1960, tragjikisht, në një aksident me makinë, por sigurisht, gjenialiteti dhe kryeveprat e tij do të vijojnë të jenë prezente në çdo epokë.
Elegance ndan me ju 10 shprehje frymëzuese nga Alber Kamy:
-
“Të krijosh është si të jetosh dy herë”.
-
“Kjo është dashuria: të japësh dhe të sakrifikosh gjithçka, pa pritur asgjë në këmbim”.
-
“Për të vërtetën, nuk ka rëndësi rrugëtimi, destinacioni mjafton për gjithçka”.
-
“Nëse bota do të ishte e pastër, nuk do të kishte art”.
-
“Sharmi: një mënyrë për të dëgjuar një “po” pa bërë një pyetje të qartë”.
-
“E kuptoj që nuk mjafton thjesht të denoncosh padrejtësinë. Duhet të japësh jetën që ta luftosh atë”.
-
“Kam vetëm një detyrë: të dashuroj”.
-
“Njeriu është kaq i thjeshtë, ka vetëm 2 fytyra; nuk mund të dashurojë pa dashur veten”.
-
“Nuk mund të duash jetën pa njohur dëshpërimin për të jetuar”.
-
“Të duash veten më shumë seç duhet do të thotë të mos duash të tjerët”.