E hënë
Casual Chic, është zgjedhja e saj për fillim javën. Një fustan i denjë për sezonin e prag vjeshtës, me xhepa të mëdhenj, nw ngjyrw blu dhe i kombinuar me këpucë stil gladiator, në nuancat e tokës. Çanta e madhe e verdhë, bie në sy menjëherë në gjithë tërësinë e look-ut të Anxhelinës.
E martë
Pantallona treçerekëshe, në ngjyrë gold, janë menduar si një alternative interesante që shkon me një T-shirt sportiv me stampime. Aksesorët si syzet, kapela, byzylykët dhe unazat janë gati të pandashme në zgjedhjet e çdo ditë të javës për të.
E mërkurë
Rikthehen në modë fundet me pala dhe në nuancë monokromatike. Për mesin e javës, ajo ka menduar një pamje sportive, e cila është praktike për një ditë të menduar në auditor. T-shirt, atlete si edhe si edhe çanta xhins, janë të duhurat për një prakticitet të nevojshëm.
E enjte
Turbani është një aksesor që shton dozat e modernes në pamjen e Anxhelinës. Në ngjyrë tulle, ai dominon në tërësi krahas këpucëve leopard dhe fustanit të bardhë në dizenjo casual. Aksesorët e mëdhenj janë unik në këtë stil të së enjtes.
E premte
Cowboy girl! Fund me thekë, këpucë elegante me lidhëse të gjata, një jelek në ngjyrë qumështi, si edhe aksesorët e shumtë mundësojnë një pamje të kuruar e plot stil, e denjë për fundjavën e programuar jashtë mureve të shtëpisë.