5 veshjet dhe aksesorët që nuk duhet të mungojnë në garderobën e një gruaje, sipas Angèle

E mirënjohur për stilin e saj absolut, Angèle shumë shpejt “pushtoi” Chanel, duke u kthyer në një prej mikeve më të mira të shtëpisë së modës dhe rrjedhimisht, një prej muzave më frymëzuese.
Që prej majit të 2019-ës, me paraqitjen e saj në Festivalin e Cannes, Angèle ngjiti shkallët e karrierës dhe të modës. Lidhjet e saj me Chanel u forcuan edhe më tepër, duke e bërë Angèle një prej udhëheqëseve të sfilatës pranverë-verë 2020, në Chanel Eyewear.
Por cila ishte veshja e saj e parë nga gjiganti Chanel?
Fustani fantastik, të cilin e mbante veshur në Festivalin e Cannes.
Me një siluetë shumë elegante dhe ëmbëlsi të jashtëzakonshme, Angèle mori pjesë edhe në shfaqjen e Vogue Paris.


Cilat janë vlerat që bashkojnë Angèle dhe Chanel?
Dashuria për detajet, elegancën dhe kontrastet.

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code

Investimi i parë në fushën e modës?
Një makinë qepëse në moshën 12-vjeçare, për të krijuar vetë veshjet e saj.

Cila është gruaja e Chanel?
Një grua e lirë që të veshë çfarë të dojë; e lirë që të vendos vetë për trajtën e elegancës që do të përcjellë.


5 veshjet dhe aksesorët që duhet të ketë një grua në garderobë?

  • Xhinse.
  • Një t-shirt të bardhë.
  • Një palë atlete.
  • Një palë vëthë.
  • Një xhaketë të bukur.


3 fjalë për të përshkurar koleksionin vjeshtë-dimër 2021-2022?
I çuditshëm, chic, me bizhuteri!

Për çfarë duhet të investojmë patjetër që të dukemi plot stil?
Patjetër për bizhuteritë!

Ç’do të thotë te kesh stil?
Të dukesh bukur në rrobat që vesh!