Një libër drithërues nga Mihail Bulgakov në çdo faqe tijën, që të mban frymën pezull dhe bëhet objekt i një vëmendje të pashtershme deri në fundin e një historie brilante e të rrëfyer plot mjeshtëri nga autori i njohur rus. “Mjeshtri dhe Margarita” në Bashkimin Sovjetik të periudhës staliniste mundi të shpërndahet në dorëshkrim në mënyrë klandestine në rrethin e ngushtë të miqve të Bulgakovit. Në formatin libër u botua vetëm njëzet e gjashtë vjet mbas vdekjes së tij. Kjo kryevepër konsiderohet si një roman kompleks, i ndërlikuar dhe tronditës.