New York: Qyteti emocionues

I njohur si qyteti që nuk fle, Nju Jorku është vendi shpërthyes në energji nga mëngjesi në darkë. Duke ofruar për vizitorët gjithçka duhet për t’u ndjerë të përmbushur dhe me dëshirën e ethshme të një rikthimi…Monumente të mëdha, muze dhe hotele elegante, dyqane dhe restorante që gëlojnë nga klientë, Nju Jorku mbetet një qytet tejet popullor, sidomos në sezone festash. Mund të projektosh gjithçka, sipas dëshirave personale prej turisti që do të donte t’i “vilte” këtij vendi kënaqësitë e mirëfillta prej kureshtari, duke pasuruar gamën e eksperiencave të reja gjatë udhëtimeve nëpër botë. Ndaj, Nju Jorku ka çdo gjë që nevojitet për t’u ndjerë i kompletuar nga aspekti kulturor, historik, ai i komoditetit dhe kulinarisë. Bryant Park, është një park publik i lokalizuar në qendër të Manhatanit, shfrytëzohet thuajse nga të gjithë vendasit dhe të huajt që shkelin në Nju Jork. E gjitha është hapësirë e gjelbëruar, ka një bibliotekë të madhe dhe një hotel super luksoz me pesë yje. Grand Terminal Center, stacioni qendror i trenave, më i madhi në SHBA i ndërtuar me një arkitekturë të veçantë qindra vite më parë. Konsiderohet si nyja e transportit të udhëtarëve në trenat e linjave inter urbane, ndërsa në të gjenden një mori dyqanesh luksoze, restorante dhe bare të klasit të lartë. MET, muzeumi metropolitan i artit i dedikuar për të gjithë admiruesit e tij. Të gjitha zhanret artistike paraqiten aty, nga emrat më në zë të artit pamor, e deri tek artistët modernistë të kohëve të fundit.

Empire State Building
Nga çdo cep i Nju Jorkut të ndodheni, syri juaj do të vështrojë doemos ndërtesën e lartë Empire State Building. Një nga godinat më të vjetra dhe më të larta të këtij qyteti, mbetet atraksion i pa diskutueshëm për turistët, duke rezultuar një nga pikat më të vizituara nga të huajt. Në katin e sipërm të saj mund të shikoni pamje mahnitëse të Nju Jorkut.

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code

Parku Qendror
Një shëtitje, një udhëtim me anije nëpër liqenin që përshkon parkun, pse jo një piknik në shoqërinë e mirë të miqve ose të afërmve tuaj, dhe do të zbuloni që Parku Qendror i ofron gjithçka pushuesve, por edhe vendasve që kanë vendosur të kalojnë një ditë relaksuese.

Qendra Rockefeller
E pozicionuar në qendër të Manhatanit, me një mori qendrash tregtare që posedojnë koleksionet e fundit të modës, restorante të njohura, me një teatër të madh si Radio City Music Hall, kjo qendër ofron gjithçka për turistët në emër të argëtimit të tyre.

Statuja e Lirisë
Simboli i shtetit amerikan, si një vend i lirisë dhe mikpritës ndaj emigrantëve që vijnë në kërkim të tokës së premtuar, statuja e lirisë është dhuratë e dedikuar nga populli francez, ndaj miqësisë së krijuar mes dy vendeve gjatë revolucionit francez.