Një prej kompanive më të njohura në fushën e farmaceutikës në Shqipëri, lider në tregun vendas, dëshmon se mirëfilli është një histori suksesi. Dhe zanafilla, nis tek aspekti punë, dhe përkushtimi i palodhur në vazhdën e risive dhe zhvillimeve që sektori i farmaceutikës ka vit pas viti. Drejtori i Marketingut i “Lekli Pharma”, Kristian Lekli thotë se përpos devotshmërisë në drejtimin e një biznesi të tillë, të punuarit me njerëzit profesionist dhe të dedikuar, që pacientin e kanë fokusin e tyre parësor, është element kyç në plotësimin e profilit të një sipërmarrje të suksesshme. “Mendoj se kjo është zanafilla, por jo më pak e rëndësishme është zgjedhja për t’u rrethuar nga profesionist të dedikuar për të arritur më të mirën. Gjithashtu, të qenurit ngushtësisht i lidhur me pacientin, duke eliminuar çdo hendek mes nesh, janë karakteristikat kryesore që kanë bërë të mundur pozicionin që kemi sot”, thotë Lekli.