Eksperienca e sipërmarrësve të suksesshëm të huaj në Think Tech

Martin Finn

Martin Finn – Vizionari që preku 30 milionë njerëz

Martin Finn nuk është kurrsesi një emër i padëgjuar, ndaj ishte një kënaqësi e madhe kur mësuam se ishte pjesë e panelit të “Think Tech”. Shefi i Sistemit Operativ të “EdComs UK” erdhi nga Londra inteligjente, në metropolin tonë dhe na rrëfeu mbi mënyrën si edukimi, zhvillimi, vizioni dhe idetë e tij fantastike e gjeniale tejkaluan parashikimet dhe kufijtë gjeometrikë, duke mbërritur te mbi 30 milionë njerëz në të gjithë globin.

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code

Si funksionon “EdComs UK”?
Së pari duhet ta dimë se në zemër të kësaj risie, qëndrojnë idetë novatore dhe madhështore.
Hapi i parë është një mendje e hapur, e cila qëndron gjithmonë gati për t’u njohur me një biznes apo individ dhe kështu, nis të mendojë mbi zgjidhje efikase.
Këto zgjidhje i prezantohen publikut e biznesit dhe kështu lind një bashkëpunim i frytshëm mes të dy palëve.
Pasi kuptohet saktësisht se çfarë dëshiron klienti, mendohen dhe zbatohen ide gjeniale që e dërgojnë klientin drejt suksesit.

Cila janë shërbimet që ofron?
“EdComs UK” mbulon një spektër shumë të gjerë shërbimesh, në të cilat përfshihen: Shërbime Kreative, Marketing, Programe Menaxhimi dhe Kurse Profesionale.
Këto mundësi të jashtëzakonshme që ofron “EdComs UK” kanë patur një impakt të fuqishëm në të gjithë globin dhe idetë e tyre janë përqafuar nga mbi 30 milionë njerëz dhe sigurisht, klientë dhe brand-e tejet të rëndësishme botërore, ku mund të përmendim: Google, Premier League, STEM Learning, Dove, DP World, Legal & General, Team GB, Public Health England, British Olympic Foundation dhe shumë të tjerë.

 

Mark Hahnel

Mark Hahnel – ADN-ja, thesar dhe burim të ardhurash

Të qenurit unik nuk ka qenë kurrë më fitimprurëse!
Z. Hahnel foli për rëndësinë e padiskutueshme që ka ADN-ja në organizmin, identitetin tonë, por edhe si një mënyrë e pazakontë e fitimit të të ardhurave. Tematika e “Think Tech” vërtitej rreth teknologjisë dhe Mark Hahnel na ndriçoi mendjen për një bashkëveprim mes teknologjisë dhe gjenetikës.
Ai është CEO i Genomes.io, platformës e cila kujdeset që genet tona të ruhen në mënyrë të sigurt, në të njëjtën kohë të fitohen të ardhura prej tyre.

ADN-ja është identiteti ynë dhe padiskutim, është tejet e çmuar për ne. Por Genomes.io na tregon se mund të fitojmë të ardhura nga qeliza jonë primare. Si është e mundur kjo?
Përsa i përket pjesës së informacionit personal, pra të të dhënave të ADN-së, Genomes.io është një teknologji tejet e sigurt, si një kasafortë. Nëpërmejt platformës, përdoruesit mund të marrin informacionin që u duhet, duke “lexuar” mbi ADN-në e tyre, ose duke ngarkuar të dhënat e rëndësishme të qelizës bazë.
Organizatat kërkimore të palëve të treta kanë një nevojë shumë të madhe dhe urgjente për të dhëna gjenetike, për kërkimet shkencore dhe për testimin e barnave të reja. Sigurisht, duhen shuma të mëdha monetare për ta kryer këtë.
Në Genomes.io ne vendosim fuqinë dhe kontrollin në duart e përdoruesit, i cili i lejon ata të përdorin dhe të kontrollojnë të dhënat e tyre, nga pajisjet e lëvizshme të organizatave. Nëse dëshirojnë të ndajnë të dhënat e tyre në mënyrë anonime, në kuadër të kërkimeve shkencore dhe farmaceutike, ata marrin pjesën e drejtë të shumës së paguar nga kompania e interesuar.

Genomes.io ofron një “standard të artë” në mbrojtjen e të dhënave të përdoruesve. A e ka ndihmuar ky sistem Genomes.io që të fitojë besimin e donatorëve?
Ne përdorim teknologjitë më të larta SEV-ES dhe blockchain për të garantuar siguri, privatësi dhe transparencë maksimale në ruajtjen dhe shpërndarjen e të dhënave të ADN-ve të përdoruesve tanë.
Përdoruesit i ruajnë të dhënat e tyre të qelizave primare dhe është një sistem kaq i sigurt, sa as ne nuk mundemi të kemi informacion mbi të dhënat e tyre.
Besojmë se kjo është qasja e vetme që siguron privatësinë dhe pronësinë e vërtetë mbi të dhënat e donatorëve.

Si kontrollohen genet tona?
Siç e përmenda, përdoruesit kontrollojnë të dhënat e tyre të ADN-së nga pajisja e tyre e lëvizshme. Kur një studiues dëshiron të ketë akses në të dhënat e tyre, së pari duhet të aprovohet nga mbartësi i të dhënave. Nëse aksesi miratohet, nuk ndahet e gjithë sekuenca e ADN-së, pasi kjo do të na çonte në një shkelje të privatësisë, përkundrazi, me studiuesin ndahen vetëm seksione të vogla dhe specifike, të cilat janë anonime dhe të dobishme për kërkimet që duhet të kryhen. Kjo do të thotë se përdoruesit mund të ndihen të sigurt dhe të kontribuojnë në kërkime, pa sakrifikuar privatësinë dhe pa zbuluar asnjë informacion të identitetit të tyre.

Si rrjedhojë e kontrollit, si mund t’i njohim genet tona?
Mbrojtja e të dhënave të ADN-së dhe aksesi i kontrollit nga pajisja e tyre e lëvizshme, është një koncept i krijuar nga Genomes.io. Sidoqoftë, ne gjithashtu u garantojmë përdoruesve tanë mundësinë për të mësuar rreth geneve të tyre.
Përmes aplikacionit tonë në internet, përdoruesit mund të shfletojnë raporte interesante dhe të dobishme, të krijuara nga të dhënat e ADN-së së tyre.
Fillojmë me një raport të statusit të transportuesit, duke informuar përdoruesit nëse ADN-ja e tyre përmban variante specifike gjenetike, që mund të ndikojnë në shëndetin e pasardhësve të tyre.
Në shumë raporte përfshihen: prejardhja, tiparet personale, risket e shëndetit, mirëqënien dhe shumë më tepër, pasi hulumtimet gjenetike vazhdojnë të zbulojnë misteret që mbart ADN-ja jonë.

 

Aldo de Pape

Aldo de Pape – Informohuni më shumë, mësoni më mirë

Edukimi është gjeneza dhe çelësi i cili çel të gjitha dyert. Për të arritur suksesin e dëshiruar, duhet me patjetër të dish impaktin që ka edukimi mbi jetën, formimin dhe karrierën tënde dhe këtë Z. Aldo de Pape e di mjaft mirë, madje themeluesi dhe CEO i “TeachPitch” e ka çuar në një tjetër nivel, në një platformë ku mësues dhe profesorë të ndryshëm ndajnë informacione dhe diskutojnë mbi fusha të ndryshme, në të cilat kanë interes dhe janë diplomuar.

“TeachPitch” e ka qendrën në Mbretërinë e Bashkuar dhe Z. de Pape na tregoi më shumë mbi trajnimin online dhe sesi kjo platformë ka arritur të kthehet në një biznes shumë të rëndësishëm ndërkombëtar.

Çfarë është saktësisht “TeachPitch”?
Kjo platformë novatore në mësimdhënie dhe në formimin personal, i ndihmon mësuesit të mësojnë edhe më shumë, të ndajnë së bashku mënyra si mund ta bëjnë më interesante orën mësimore, si dhe të zgjerojnë sfondin e tyre informativ.

Çfarë ofron kjo platformë?
Duke u shtrirë edhe në shkolla, “TeachPitch” ndihmon në përpilim e programeve të cilat kanë rezultuar tejet të suksesshme dhe janë adaptuar shumë shpejt nga studentët. Ky ëebsite është edhe një ndihmë dhe mundësi shumë e madhe, që ndikon në vlerësimin monetar të mësuesve.
Ndonëse është një ndër profesionet më të rëndësishmë në botë, i cili formon brezat e rinj dhe ushqen trurin e së ardhmes, sërish ka paga të ulëta, që ndikojnë negativisht në motivimin dhe vlerësimin e mësuesve.
Kështu, “TeachPitch” ofron buxhet për mësuesit të cilët ndajnë së bashku teknika mësimdhënieje dhe informacione të vlefshme.
Ekipi i kualifikuar i “TeachPitch” ofron për mësuesit një sistem të mbushur me literaturë tejet ndihmuese, i cili është i aksesueshëm nëpërmjet teknologjisë. Kjo platformë ju lejon të lexoni, të ruani, të jepni përshtypjen tuaj dhe ta ndani informacionin me të tjerët. Nëpërmjet këtij ndërveprimi tepër aktiv, zbulohen idetë e reja dhe u jepen përgjigje pyetjeve të ndryshme që çdo mësues apo lektor mund të ketë.

Suksesi i “TeachPitch” ka qenë i jashtëzakonshëm, duke prekur jetët dhe mendjet e mësuesve, por edhe programet shkollore në mbarë globin.

Sigurisht, kjo platformë mirëpret idetë tuaja novatore, të cilat lexohen me shumë kërshëri dhe konsiderohen me seriozitet maksimal.

 

Carlo Sarugeri

Carlo Sarugeri rrëfen sekretet e një sipërmarrësi

Strategjia është një fushë e vështirë dhe shumë pak njerëz guxojnë ta eksplorojnë. Një prej tyre është edhe Carlo Sarugeri, Drejtori i Menaxhimit të “Mòveo Srl”.
Për 20 vite me radhë, Carlo ka ndërtuar një qëndrim sipërmarrësi, me anë të së cilit ia ka dalë të menaxhojë në mënyrë tejet serioze dhe të suksesshme një kompani lider si “Mòveo Srl”.
Përtej brigjeve, në shtetin tonë fqinj, menaxhimi i kompanive ka njohur ndryshime të mëdha, të cilat Z. Sarugeri i ndau me dëgjuesit në sallë.
Gjatë fjalimit, ai shpjegoi se beson në zgjidhje konkrete të cilat gjithmonë gjenerojnë vlera solide dhe kontribuojnë në vendosjen e një balance, që ndikon në mënyrë direkte në suksesin e kompanisë. Rrjedhimisht, kjo është edhe teoria e “Mòveo Srl”.
Në fokusin e Z. Sarugeri dhe të sipërmarrjes që ai drejton është padyshim qasja drejt “digjitalizimit human”, e cila ka në qendër njeriun, karakterin dhe pikëpamjet e tyre.
Aftësitë e tij komunikuese janë të përkryera dhe kjo u reflektua dukshëm edhe në fjalimin e tij për të rinjtë, të cilët padyshim morën mësime të vyera dhe u njohën me “sekretet” e një lideri të vërtetë.