Shqipëri, e ëmbla Shqipëri!

Situata në të cilën ndodhemi është e vështirë për këdo, e mbushur me ankth dhe pasiguri. Është e kotë ta mohojmë impaktin negative që ajo ka në shëndetin tonë, por edhe në ekonominë e vendit, ndaj me shpresën që e gjitha kjo të mbarojë sa më shpejt, ju sugjerojmë që për pushimet që ju duhen aq shumë, të vizitoni vetëm një vend: Shqipërinë! Jemi të sigurt se nuk ia njihni të gjitha skutat e fshehta, por përrallore që vendi ynë ofron. Një perlë midis Ballkanit, Shqipëria jonë e vogël ofron kaq shumë. Histori, traditë, kulinari, mikpritje dhe shumë dashuri për këdo që viziton çdo qytet.

E bekuar me një peizazh të mrekullueshëm, që shpeshherë ka rënë edhe në sy të botës. Jo më kot Bajroni e ngrinte në qiell natyrën e Shqipërisë dhe temperamentin e grave dhe burrave shqiptarë, Shqipëria është një thesar unik përsa i përket pozicionit gjeografik dhe pranisë të maleve, fushave dhe deteve. Plazhe magjikë, alpe mbrësëlënës, fusha të pafundme, plot jetë.

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code

E nisim fillimisht me adhuruesit e plazheve, të cilët mes kripës, rërës apo gurëve, gjejnë qetësinë shpirtërore dhe relaksin e munguar.

Gjiri i Gramës

Gjiri i Gramës

Brigjet pothuajse të virgjëra të këtij gjiri, do t’ju bëjnë të dashuroheni edhe më shumë me Shqipërinë. Ky destinacion ndodhet në pjesën jugore të Vlorës dhe drejt tij mund të shkohet vetëm nëse ju pëlqen rreziku dhe dëshironi të ecni 7 orë në këmbë, ose duke zgjedhur rrugën e shkurtër dhe duke shijuar një udhëtim me anije.

Gjipe

Gjipe

Një parajsë e cila premton t’ju mahnisë! E vendosur në rivierën shqiptare, mes Dhërmiut dhe Himarës, ky destinacion është fantastik, plot jetë dhe ngjyra.

Gjiri i Brisanit

Gjiri i Brisanit

Një tjetër destinacion i cili do t’ju çlodhë, por edhe do t’ju mahnisë me bukurinë e tij. Ndonëse një gji i vogël, Brisani ka shumë për t’ju ofruar.

Kepi i Rodonit

Kepi i Rodonit

Larg prej qytetit dhe monotonisë, do të zbuloni një kep të mrekullueshëm, i cili përmbledh detin fantastik dhe gjelbërim relaksues.

Laguna e Nartës

Laguna e Nartës

Një tjetër destinacion joshës, i cili do t’ju mrekullojë! Shtojmë edhe prezencën e flamingove.

Plazhi i Livadhit

Keni imagjinuar ndonjëherë një vend me ujë blu dhe pemë ulliri përreth? Nëse jo, ky vend është real dhe quhet Livadh.

Plazhi i Lukovës

Plazhi i Lukovës

Uji i kristaltë dhe gjelbërimi i paanë e bëjnë Lukovën një parajsë në tokë.

Palasë

Palasë

E bekuar me ujë të pastër, det të mrekullueshëm dhe peizazh super të veçantë.

 

Ksamil

Ksamil

Mund të mashtroheni lehtësisht dhe të mendoni se jeni në Karaibe, ndërsa do të zgjoheni nga fjalët shqip. Ksamili është një perlë e fshehur e Europës, e cila pret të zbulohet prej të gjithëve.

Sigurisht, këto që ju sugjeruam janë shumë pak, pasi çdo vend i Shqipërisë ju ofron një destinacion që duhet eksploruar.