Mes “lojës” së kaosit, gjenetikës, imazheve dhe shkencës qëndron dinjitoz emri i njërit prej arkitektëve me më tepër influencë në arkitekturën modern, Charles Jencks. Kufiri mes natyrës dhe shkencës është aq i hollë në kryeveprat e tij, sa ato shkrihen në një tërësi bashkëvepruese dhe rezultojnë të jenë ndër punimet më të mira arkitekturore të dekadave të fundit. Charles Jencks rikthen kopshtet magjepsëse dhe labirintet e mistershme me një prekje moderniste, duke i dhuruar arkitektëve të rinj një model të përkryer dhe njëkohësisht duke i dhuruar arkitekturës një ndërthurje artistike dhe shkencore. Simbolika dhe imazhet që Jencks përcjell janë të lidhura aq ngushtë me metafizikën, gjenetikën dhe natyrën, sa nëse do të ndahen nuk do të gëzojnë bukurinë dhe unikalitetin që shfaqin. Frymëzimi i Charles janë teoritë e valëve, AND-ja, koncepti i kaosit dhe vecanërisht natyra. Baza e çdo dizenjimi të kryeveprave të tij vjen nga toka dhe ngrihet mbi të duke u njëhësuar me natyrën.
Charles Jencks nuk kufizohet thjesht duke mbetur si një emër i pashlyeshëm në fushën e arkitekturës, por lë gjurmë në mbi 40 universitete, duke përmendur univeristetet e Paris, Shanghai, Milano, Venecia, Varshavë, Barcelonë, Lisbonë, Vienë, Frankfurt. Gjithashtu rikthehet në gjurmët ku mori bazat e para mbi dashurinë dhe talentin për arkitekturën, në Harvard.
Rinia dhe studimet
I lindur më 21 Qershor 1939 në Baltimorë të Meryland, Charles Jencks do të ishte që në hapat e parë një gjeni në fushën e arkitekturës. Talenti dhe vullneti i tij u shpërblyen më së miri me studimin në Universitetin e Harvard, specializimin në letërsinë angleze dhe në vitin 1965 me specializimin në fushënn e arkitekturës. Më pas Jencks shpërngulet në Londër dhe vazhdon atje aktivitetin dhe kontributin e tij në fushën e arkitekturës.
Karriera në vitet e para
Edhe për një të ri shumë kreativ dhe të talentuar si Charles, nuk ka qënë aspak e lehtë rrugëtimi për t’u cilësuar si një prej arkitektëve më unikë të shekullit të ri. Studioja ku ai punonte ishte një papafingo e lirë dhe me kushte minimale, por e vetmja që mund të përballonte situata ekonomike e një studenti asokohe. Hapat e parë Jencks i hodhi me teoritë komplekse mbi arkitekturën, të cilat i sollën bashkëpunimin me disa arkitektë postmodernë si: Terry Farrell dhe Michael Graves.
Suksesin më të madh do ta përjetonte në Britani, ku ka dizenjuar një numër të madh kryeveprash:
“Two sells”, “Time Garden”, “Garden of Cosmic Speculation”, “Cells of Life’’, “Jupite Artland” etj. Njohja e tij me historinë e artit dhe teorive mbi gjenetikën dhe valët do të mundësonin njohjen me gruan e tij të parë, Maggie e cila do të ishte një muzë dhe një shtysë e madhe frymëzimi dhe bashkëpunimi.
Vitet 1976-1999
Vitet e para të krijimit të Jencks ishin tejet produktive. “Garagia Rotunda” (1976-1977); “The Element House (1979-1984)”; “DNA Sculpture” do të ishin disa prej dizenjimeve arkitekturore të cilat do të pozicionoheshin bindshëm ndër veprat më të mira të “Post Modernitetit”. Njëkohësisht, duke marrë në konsideratë formimin e gjerë të Jencks vlen të përmendim edhe botimet e tij: “Prezantimi abstrakt (1982)”, “Arkitektura e tanishme (1982)”; “Mbretërit e Hapësirës së Pafundme (1983)”; “Përmes simbolikës arkitekturore (1985)”; “Cfarë është Post-Modernizmi? (1986)”; “Post-Modernizmi (1988)”; “Heterepolis (1993)”, “Arkitektura e Universitetit (1997)”. Gjatë këtyre viteve, Jencks disponon një repertor të gjerë mësimdhënieje në Universitetin e Londrës dhe një gamë po aq të gjerë referatesh dhe konferencash shumë të rëndësishme në universitete dhe qytete të ndryshme.
Vitet 2000-2011
Pas një pauze 3-vjecare nga botimi i fundit, Jencks rikthehet me: “Arkitektura dhe Përtej saj (2000)”; “Paradigmat e reja në Arkitekturë (2002)”, “Fuqia e Enigmës (2005)”, “Arkitektura e Shpresës (2010)”; “Historia e Post-Modernizmit: 5 dekada Ironie, Epike dhe Kritike në Arkitekturë (2011)”. Përsa i përket dizajnit arkitekturor, Jencks punon me vepra si: “Kopshti Olimpik i Wu Chi (2008)”. Ky dizenjim rezultoi të ishte një prej punimeve më të vlerësuara dhe të besuara për Jencks. Kopshti ka formën e një spiraleje dhe krijon imazhe hipnotizimi. “Qeliza dhe AND-ja (2005)”; “Kopshtet e Rail (2006)’, “Qelizat e Jetës (2010)”
Vdekja e hidhur e gruas së tij të shtrenjtë, Maggiet mundësoi dizenjimin e një prej veprave më personale për gjeniun e arkitekturës “Garden of Cosmic Speculation”. Krijimi i tij nisi si pasojë e kërkesës së gruas së ndjerë për zbukurimin e ambientit para shtëpisë, por rezultatet ishin mahnitëse, duke u cilësuar si një kozmos i vogël. Kopshti është në fomën e një AND-je, si pasojë e pasionit të Jencks për biologjinë dhe gjenetikën.
Vitet 2012- 2015
Një ndër kryeveprat e shekullit XXI është padyshim “Northumberlandia, Zonja e Veriut (2012)”, e vendosur me krenari në Cramlington. Është punuar në një truall prej 19 hektarëve dhe pasqyron imazhin e një gruaje të pozicionuar nga veriu. Është afërsisht 34m e gjatë dhe baza është kryesisht tokë, duke pasqyruar imazhin e Nënës Natyrë, mbrojtëse dhe dashamirëse.
Ende në proces të veprimtarisë së Jencks mbeten dizenjime si: “Bota Skoceze”dhe “Ecja e Dyfishtë”. Duke iu referuar botimeve gjatë dekadës së fundit, Jencks a botuar vëllimin e dytë të “Arkitektura e Shpresës” në vitin 2015. E gjithë krijimtaria e tij, e alternuar në botime veprash dhe kryevepra monumentale, sëbashku na servir një pasuri të pakrahasueshme arkitekturore.
“Garden of Cosmic Speculation”
“Kur filluam kopshtin, nuk isha i shqetësuar me çështjet më të mëdha të kozmosit. Por gjatë viteve, ata erdhën gjithnjë e më shumë në ballë dhe unë i kam përdorur ato si një nxitje për të menduar për natyrën dhe për të menduar dhe për të spekuluar mbi origjinën e universit. Dhe në këtë drejtim, ky kopsht është pjesë e një tradite të gjatë historike. Kopshtet japoneze “Zen”, kopshte parajsore Persiane, kopshte Angleze dhe Franceze të Rilindjesu morën me simbolizimin e kozmosit siç kuptohet atëherë. Pra, ideja e kopshtit si një mikrokozmos i universit është mjaft i njohur. Në fakt, mendoj se është motivi më imponues për të krijuar një kopsht. Çfarë është një kopsht nëse jo një festë e universit? ”
Jencks mbetet një ndër arkitektët filozofët dhe dizajnerët që kanë bashkuar në një celebrim të jashtëzakonshëm dizajnin shkencor, arkitektonikën, kopshtet dhe parqet që mbajnë një stil firme unike për përvojat dhe eksperiencën që të ofrojnë kur je brenda tyre.