Një arratisje e këndshme në ishujt më fantastikë në botë. Gjithçka është ndryshe, atmosfera, rëra dhe emocionet! Janë të gjitha destinacione të ndrohta dhe ekzotike. Ka vend për të gjithë, ata që kërkojnë aventurën dhe ata të cilët duan një arratisje romatike me partnerin.
Nikaragua
Vendi i Amerikës Jugore ka në vetvete gjithçka që një vendi i duhet: pyje tropikale dhe plazhe të paprekura, palma të larta, vullkane që kapin retë, si dhe disa kasolle të jashtëzakonshme në pyll.
Gjiri i Brazilit
Mos e humbisni këtë destinacion, pasi gjiri i Brazilit ka një shumëllojshmëri parajsash bregdetare. Keni shumë mundësi zgjedhjesh! Ka aq shumë kilometra plazh të zbrazur, rërë të artë dhe palma apo mundësi sërfi. Njerëz që konsumojnë pije freskuese në festa plazhesh dhe çdo lloj aktivitetesh të tjera. Trancoso në Bahia është vendi më i mirë, pasuar nga Fernando de Noronha, Surfy Itacaré, Canavierias, Barra Grande. Ishujt pa makina si Boipeba dhe Tinhare janë ideale. Ndërsa Sao Luis, Jericoacoara, gjire të mrekullueshme në verilindje.
Burma
Një vend jashtë bote, Burma mirëpret këdo në çdo kohë të vitit. Me tempuj dhe faltore në malet mjegullore ku nisin Himalajet, ai është një vend tropikal me ishuj fantastikë.
Gjiri i artë i Australisë
Turistët që vizitojnë Australinë kanë mundësinë të shkojnë në gjiret e mrekullueshme për të shijuar rërën dhe plazhin. Moti është ideal dhe pijet, ushqimi, plazhet dhe ishujt privatë, ofrojnë gjithçka që mund të kërkoni. Organizatorët vendas organizojnë evente të mëdha dhe me stil. Fillojeni vitin me një entuziazëm të paharrueshëm, të fituar nga Australia.
Belize
Belizes nuk i mungon ngrohtësia dhe shirat, por ka gjithashtu një grup stuhish tropikale dhe uraganesh. Por mos u kufizoni nga këto. Ky mbetet ende destinacioni perfekt për t’ia mbathur në Karaibe për ata që pëlqejnë natyrën e virgjër dhe të egër, si xhunglat tropikale apo rrënojat e Majave. Plazhet e paharrueshme do ua bëjnë janarin dhe shkurtin, muajt më fantastikë të vitit!
Tajlanda
Bangkoku është po aq i bukur sa edhe ishujt në jugperëndim, gjiri Andaman dhe destinacionet si Koh Phi Phi, Phuket, Koh Lanta. Gjatë anës lindore, ishujt Koh Samui, Phangan dhe Tao janë më të lagësht.
Afrika Jugore
Ka një pafundësi arsyesh përse duhet të vizitoni Afrikën Jugore. Ushqim i mrekullueshëm, verë, plazhe dhe hotele që ofrojnë gjithçka që mund t’ju shkojë në mendje. Peizazhi është si gjithmonë fantastik dhe jeta e egër do të ofrojë një aventurë të paçmuar, teksa shihni nga afër jetën e kafshëve. Ju mund të jetoni në kasollet moderne ose në vilat luksoze.
Gjiri i Meksikës
Lëreni pas dimrin duke udhëtuar në gjirin e Meksikës. Do të gjeni diell, ngjyra, ekzotizëm, ngrohtësi dhe ushqimet më pikante. Festat në plazhe, joga nën pemë dhe gjithçka tjetër që ju mungon në vendin tuaj. Mos harroni të vizitoni ishujt e vegjël si Tulum dhe Isla Holbox. Qëndroni në resortet pranë rivierës Maja dhe do të mund të përjetoni klimën më të mrekullueshme.
Senegali
Tropikal dhe i nxehtë gjatë gjithë vitit, por mos e humbisni rastin të shijoni skena me plazhe të arta, muzikë fantastike dhe jetën e egër të mjedisit përreth. Këto janë pushime që do t’ju ndryshojnë jetën.