Arredimet më unike në botë

Matthieu Salvaing, fotografi që ka udhëtuar në të gjithë botën, ka botuar një libër shumë të veçantë, “Interior Voyages”, në të cilin na rrëfen eksperiencën e tij fantastike në vendet më madhështore në botë. I mahnitur nga kulturat, peizazhet dhe traditat e ndryshme, fotografi i talentuar tregon se çdo vend ka ndryshuar nga pak botëkuptimin e tij.

Rio de Janero

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code

Sigurisht, hapësirat e ndryshme të banimit, të përshtatura me karakteristikat vendase (ose jo) kanë lënë mbresa të jashtëzakonshme te Salvaing, ndaj përmes këtij botimi, ai rreket të na tregojë mbi interioret më unike, të cilat e kanë frymëzuar.

“Nëpërmjet këtij libri, dua të tregoj një histori, atë që përshkruan shtëpitë e jashtëzakonshme, unike, identifikuese. Të gjitha tregojnë personalitetin, shpirtin dhe traditat e vendit. Kur vizitova vilën Planchard, e cila është projektuar nga Gio Ponti për disa koleksionues arti, u mahnita. Ky vend duket sikur ka dalë nga ekrani i kinemasë, me akorë, personaliteti i të cilëve është zbehur nga historia. Drita që përshkronte vilën, ishte padyshim një foto që duhej ta shkrepja”, – shprehet fotografi i talentuar mbi librin e tij.

Villa Necchi Campiglio

Rrugëtimi i tij nis nga Villa Necchi në Milano, e ndërtuar nga Piero Portaluppi në vitin ’30, përshkruan Acapulco-n ekzotike dhe vijon me vendodhje të tjera fantastike.

Karriera e Salvaing e ka dërguar atë anë e mbanë botës dhe kamera e tij ka shkrepur për Vogue, Architectural Digest, Condé Nast Traveler, World of Interiors, etj, duke e bërë fotografin shumë të njohur dhe të shumëkërkuar.

Bregu i Fildishtë

Mérida, Mexico

Hôtel Ivoire

Casa Marbrisa në Acapulco

Brazil