Një intervistë ekskluzive me Elena Braccinin, krijuesen e brandit dhe Bruna Tresan, ambasadoren e tij në Tiranë!

Prej kohësh, në rrjetet sociale kemi vënë re shumë personazhe të jetës publike në Shqipëri, të mbajnë në duart, apo në dekoltetë e tyre disa stoli shumë unike. Kështu pyetëm veten se ç’është ky brand i ri?

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code

Përgjigjen e gjetëm në faqen (brunni_jewerly_albania) në Instagram, e manaxhuar nga Bruna Tresa, e cila iu përgjigj menjëherë ftesës sonë për të realizuar një intervistë shumë interesante dhe për të folur pikërisht për Elena Braccini, së bashku me krijuesen e brandit.

Sipërmarrja fiorentine na tregon më shumë detaje rreth projektit të saj, ndërsa Bruna, që ne kemi shumë dëshirë ta quajmë ambasadore dhe defacto “buyer”, na prezanton me konceptin dhe risitë që ajo sjell përmes këtij brandi në Tiranë.

Elena Braccini

Elena Braccini  

 Së pari, kemi dëshirë të dimë më shumë rreth krijimit tuaj kaq unik që përmban në zemër të saj një medalje shumë të veçantë, në të cilën përfaqësohet figura e Shën Marisë, e quajtur ndryshe “Medaljoni i Mrekullisë”?
“Medaljoni i Mrekullisë” është emri që tradita katolike i ka dhënë medaljonit të Shën Marisë, duke iu referuar ndodhive të vitit 1830, në Rue du Bac n. 140, Paris. Shën Katerina Labouré, që në atë kohë sapo kishte hyrë në manastirin e vajzave të bamirësisë së “Shën Vincenzo de Paoli”, deklaroi se kish patur një vegim të Shën Marisë. Kjo ngjarje njihet ndryshe si shfaqja e dytë e Zonjës së Mirë në tokë dhe ndodhte në një moment shumë të vështirë për Francën, kur epidemia e kolerës kishte zaptuar qytetet më të mëdha. Shën Katerina Labouré, së cilës Zonja e Mirë iu shfaq, deklaron se ajo vetë i kërkoi të riprodhonte një medaljon sipas figurës së saj dhe se kushdo që do ta mbante një të tillë, do të merrte në këmbim falenderime dhe bekime të mëdha.

Si lindi ideja e krijim të një projekti kaq unik? 
Ndonjëherë në jetë sipërmarrjet vijnë në mënyrë të natyrshme. Por unë kam bindjen se janë si rezultat i të gjithë dijes, emocioneve, dashurisë dhe marrëdhënieve të krijuara e të jetuara. Lidhja ime me dizajnin është e hershme sepse unë kam studiuar arkitekturë, por mendoj se procesin e vërtetë të krijimtarisë e perceptova në të gjithë madhështinë e vet pasi njoha dashurinë time dhe solla në jetë dy vjazat e mia të mrekullueshme.

Por, për të ardhur më konkretisht te pyetja juaj: besoj se udhëtimet, eksplorimi, detajet nga kulturat e ndryshme, spiritualizmi, më kanë drejtuar në rrugën e krijimit të këtij projekti. Gjithmonë në jetë më ka udhëhequr një relacion shumë shpirtëror me besimin dhe këtë përjetim kam dashur ta ndaj me të dashurit e mi në fillim. Kudo ku shkoja, merrja me vete këto medaljonet në të cilat shohim një rafigurim të Shën Marisë që përfaqëson bashkimin totalisht të pakushtëzuar me hyjnoren.
Kështu do të thoja se e gjithë kjo vorbull emocionesh të bukura më solli deri këtu.

Ju thoni se këto punime janë spirituale dhe kanë një lidhje të ngushtë me besimin, çfarë do të thotë kjo?
Shiko, dëshira ime më e madhe kur e nisa këtë projekt, ishte t’i dhuroja çdo gruaje një copëz nga rrugëtimi im. Dhe është fantastike kur mikesha, kliente, apo edhe vajza e gra që për herë të parë marrin në duar apo vendosin në qafë një nga këto krijime, ndienë një lloj lehtësie, një frymëmarrje pozitiviteti. Ka edhe nga ata që më kanë thënë se medaljoni i ka sjellë një dhuratë shumë të madhe siç është pasja e një fëmije; sigurisht që ky është një vullnet më i lartë se një medaljon, por mua më pëlqen shumë që krijohet kjo lidhje besimi me momente kaq të rëndësishme në jetën e një njeriu. Mbase këto medaljone janë një shenjë, një ogur i mirë, krijojnë një lidhje trashendetale me hyjnoren.


Kam dëgjuar se kush mban një nga krijimet tuaja përjeton një eksperiencë unike dhe nuk ndahet më prej tyre, si e shpjegoni ju këtë fenomen?
Është kënaqësi e vëçantë, kur më thonë se me të vendosur për herë të parë një unazë, apo një varëse, nuk e heqin më nga trupi. Nuk di ta shpjegoj, por patejetër që më behet qejfi dhe është sodisfaksion personal.

Na tregoni pak më shumë rreth procesit të dizenjimit, që në momentin e krijimit dhe deri në mbërritjen në duart e artizanëve?
Unë kam lindur në Firenze dhe kam qenë gjithmonë e rrethuar me artin dhe artizanatin fiornetinas. Ndaj për t’i dhënë një vlerë të shtuar punimeve të “Elena Braccini”, unë bashkëpunoj me disa artizanë të njohur për mjeshtërinë dhe bravurën e tyre në punimin e stolive. Këta artizanë të famshëm të “Ponte Vecchio-s” realizojnë krijimin autentik të “Real Madonna”, i vetmi punim i varëseve me medaljon të smaltuar. Punishtet e artizanëve janë një ambient frymëzimi, tek i cili gjen trashëgiminë, historinë, punën e palodhur dhe janë sigursht në zemër të dizenjimit të koleksioneve të mija.

Koleksionet tuaja janë tepër elegante dhe ju thoni se luksi gjendet pikërisht te thjeshtësia. A mendoni se këto punime unike janë të projektuara të trashëgohen në breza?
Do të ishte fantastike! Uroj shumë që të ndodhë kështu, sepse është shumë interesante kur mirësia trashëgohet në breza.


Kam mësuar se punimet tuaja kalojnë në një proces tërësisht spiritual, ndaj jemi kuriozë të mësojmë më shumë se çfarë do të thotë kjo?
Unë jam më shumë fat që kam takuar një udhëheqës spiritual, që më ndihmon të kuptoj më mirë rrugën time të besimit. Shpesh kur klientet e mia ma kërkojnë, i çoj medaljonet e tyre për t’i kunguar me ujë të bekuar dhe me fjalë zemre.
Por dua të shtoj këtu se këto medaljone nuk janë hajmali fatsjellëse dhe nuk do të doja të konsideroheshin të tillë. Ato janë simbole të një ndjeshmërie të pastër besimi dhe me gjithsecilin nga ne krijon një lidhje të ngushtë sipas mënyrës sonë të të perceptuarit.

Ku e shihni veten si krijuese pas 10 vitesh?
Unë jam shumë e lumtur që në këtë rrugëtim më është bashkuar edhe një mikeshë që është edhe rishitësja zyrtare e “Elena Braccini” në Tiranë. Dua të them një mike e vërtetë, njohëse shumë e mirë e së bukurës dhe elegancës. E kam fjalën për Bruna Tresën, e cila e ka prezantuar brandin edhe në Shqipëri. Besoj se ky është hapi i parë drejt dekadës së ardhshme. Por padyshim që dëshiroj ta vazhdoj këtë rrugëtim, edhe me koleksionet të reja e me dëshirën për shpërndarë këtë filozofi timen, që është e lidhur me besimin e spiritualizmin i cili gjendet brenda gjithsecilit prej nesh.


“Medaljoni i Mrekullive” i cili është shumë i famshëm në të gjithë botën. Konsiderohet si i vetmi medaljon që mbart një trashendente hyjnore, sepse ishte vetë Shën Maria që ia kërkoi prodhimin dhe shpërndarjen e tij Shën Katerina Labouré.
Ky medaljon aspak i zakontë, është një riprodhimi i bërë nga njeriu, por me kërkesë të Zonjës së Mirë; në shenjë të dashurisë së saj për të gjithë ne.


Bruna Tresa

Si lindi bashkëpunimi me Elena Braccini?
Unë i kisha njohur punimet e Elenës shumë kohë përpara se sa të njihesha personalisht me të. Prej kohësh punoj si “buyer”, e brandeve ndërkombëtare dhe në procesin e kërkimi kisha pasur mundësinë të njihesha me krijimet e saj. Sigurisht që i gjithë koncepti pas kësaj pune ishte shumë tërheqës dhe kishte një narrativë shumë interesante, ndaj kërkova të krijoja një takim. Për fatin tonë të mirë, ne kemi një mik të përbashkët, një person të apasionuar pas së bukurës, i cili na dha mundësinë të takoheshim dhe të shkëmbenim idetë dhe perspektivën për një bashkëpunim. Sigursht që energjia e mirë dhe dëshira për të sjellë një risi në botën e së bukurës në Tiranë na bënë bashkë.
Interesante në gjithë këtë histori nuk është vetëm fakti që unë jam thjesht “buyer” e brandit “Elena Braccini” në Tiranë, por ne kemi krijuar një miqësi të rrallë së bashku.
Që prej ditës kur jemi takuar e deri më sot që po flasim bashkë, jemi shndërruar në bashkëpunëtore të afërta. Është një raport shumë i bukur që na lejon të ofrojmë edhe për vajzat shqiptare atë që Elena preku edhe më parë; punime unike, artizanale, me vlera të larta shpirtërore.

Çfarë dallove te këto punime që mendove se duhet t’i sillje në Shqipëri?
Megjithëse unë prej vitesh nuk jetoj në Shqipëri, gjithmonë e kam ruajtur lidhje e ngushtë me vendin. Mendoj se Shqipëria ka një lloj vibrimi të veçantë dhe sidomos vajzat shqiptare janë gjithmonë të hapura për të pranuar luksin, të bukurën, eleganten në jetën e tyre.
Por kur pashë se këto punime kishin edhe një element special, shumë shpirtëror, mendova se do të ishte një vlerë e shtuar. Ndaj kam bindjen se gjithsecila nga vajzat që mban një “Elena Barccini” ka kuptuar ose do të kuptojë se një bizhuteri nuk është thjesht një aksesor dekorues, por mbart vlera më të mëdha.


Ti personalisht e ke përjetuar spiritualizmit dhe besimin që këto bizhuteri unike përcjellin?
Shumë e vërtetë! Mund të ta konstatoj se po, sepse u bë shumë kohë që mbaj një unazë “Elena Braccini” dhe nuk e heq asnjëherë. Ka një lloj energjie shumë të fuqishme pozitive. E sigurisht, në të njëjtën kohë është edhe një dizjan i veçantë dhe unik që përshtatet më së miri me një seri stilesh dhe veshjesh.
Unë kam edhe fatin që duke qenë pranë edhe me Elenën, ajo shpesh më jep edhe këshilla se si t’i abinoj koleksionet.

Sa është përqafuar deri më tani ky brand në Shqipëri?
Deri më tani duket se është pëlqyer shumë, kjo edhe për shkak të shumë mikeshave të cilat e kanë tashmë një “Elena Braccini” në duart e tyre. E vërteta është se ato janë bërë amabasadoret e vërteta të këtij brandi që po e gjen veten shumë mirë mes bukurosheve tona.

Do të ketë surpriza të tjera, nga ju të dyja?
Kjo periudhë e vështirë na ka bërë të shtyjmë pak në kohë disa ide kreative që kisha për t’i bërë një event prezantues stolive. Por kjo nuk do të thotë se nuk do të ndodhë!
Në fakt në perspektivën time është edhe pasja e një hapësire fizike, një dyqani që do të shërbejë edhe si galeri ku mund të vizitohen nga afër punimet dhe gjithkush mund të zgjedhë mes morisë së madhe të propozimeve dhe koleksioneve që sjell “Elena Braccini”. Gjithashtu, kam shumë dëshirë të realizoj edhe një event, ku mund të ketë realizohet edhe mundësia e një dite takimi me Elenën në Tiranë.

Elena, siç edhe vetë u shpreh, është entuziaste për ta vizituar Shqipërinë, po ashtu edhe unë kam shumë dëshirë të rikthehem, por deri atëherë punimet ju mund t’i gjeni në faqen brunni_jewerly_albania.

error: Content is protected !!