Prej vitesh tashmë, tregu i tatuazheve dhe piercing është kthyer në një prej profesioneve që falin më tepër kënaqësi dhe që padyshim, shqiptarët e admirojnë pamasë. Ndërkohë që arti i të bërit tatuazhe “ka shpërthyer”, është kthyer në një profesion i cili nuk njeh më gjini. Ndonëse më parë ishte shumë e rrallë të gjeje tatuazhiste femra, në ditët e sotme numërohen plot të tilla në Tiranë.