Art në mur

Po planifikoni ndryshime në ambientin e brendshëm të shtëpisë suaj?! Një zgjedhje alternative, varësisht buxheteve tuaja, janë elementët dekorative muralë. Janë më në modë se kurrë këtë sezon! Nga pikturat, tek suveniret artistike, pasqyrat, abazhurët e murit, etj. Ato jo vetëm shtojnë frymën moderne në hapësirat tuaja, por janë gjetja ideale për të transformuar mjeshtërisht dhe plot stil çdo ambient të preferuar! Ne iu sjellim sugjerimet e momentit.

Kupola argjendi
Të punuara në mënyrë artizanale, këto kupola prej argjendi me dimensione të ndryshme, krijojnë një koleksion modern, enkas për muret e shtëpisë suaj.
Çmimi 350 euro    

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code

Dekor lulesh
Nga Massoud
Lulet e shumta në këtë dekor mural, të realizuara me dorë, dhe të kombinuara me disa mini pasqyra në formë sferike krijojnë një aksesor të veçantë.
Çmimi 790 euro

Dre druri
Nga Moustache
Çmimi 205 euro