Art për çdo hapësirë!

Nëse po kërkoni të arredoni shtëpinë tuaj duke u mbështetur në artin e klasikëve, Elegance ka zgjidhjen e duhur për ju! Si ta mobiloni shtëpinë tuaj me prekjen e artit; mënyrën e kombinimit dhe për dilema të tjera mbi hapësirën ku banoni gjejnë përgjigje në rreshtat e mëposhtëm.

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code

Pikturat e klasikëve
Një prej elementeve më të rëndësishëm të arredimit në bazë të artit, është pikërisht prania e pikturave në interiorin e shtëpisë. Pikturat e klasikëve nuk kanë impaktin e duhur pa kornizat “e rënda” dhe ngjyrë gold.

Vazot
Vazot klasike, me ngjyrat e minimalizmit e ofrojnë në mënyrë direkte prekjen e artit në interiorin e shtëpisë, ndaj nuk duhet të mungojnë kurrë.

Tryeza e drurit
Një tryezë e madhe dhe e drunjtë është mëse klasike në çdo shtëpi ku mbizotëron arti. Jep përshtypjen e madhështisë dhe druri është gjithmonë materiali i preferuar i artistëve.

Shandan i madh
Një shandan i madh për një shtëpi plot art është i domosdoshëm! Investoni në një shandan madhështor dhe shtëpia do të ketë jo vetëm ndriçimin, por edhe klasin e duhur.

Dollapët vintage
Asgjë nuk e jep më mirë impaktin artistik se dollapët vintage. Mund t’i mbushni me korniza që kanë ngjyra të kombinueshme me ambientin, dollapin dhe surveniere që kanë vlerë sentimentale për ju.

Komodinë vintage
Pesha artistike e dollapit përgjysmohet nga komodina dhe stili vintage ndërthuret mrekullisht me praninë e artit në ambientin përreth.

Dollapi minimalist
Për ta “zbutur” atmosferën nga ngjyrat e forta që dominojnë klasikët, Elegance ju sugjeron një dollap me ngjyrë të bardhë, të cilin mund ta përdorni në kuzhinë, për librat e preferuar dhe gjithçka që kombinohet me interiorin.