Arti mund të kontribuojë për reflektim dhe ndërgjegjësim. Arti pamor ka dëshmuar se ka fuqi thelbësore për trajtimin e shumë çështjeve. Shpresoj që kjo ekspozitë të provokojë reagimin e shoqërisë dhe të institucioneve dhe ne të arrijmë t’i bëjmë krimet mjedisore më të dukshme…” Ishin këto fjalët me të cilat ambasadori i OSBE-së në Shqipëri zoti Bernd Borchardt, vlerësoi ekspozitën “Krimi Mjedisor”. Kjo ishte një ekspozitë-konkurs në artin pamor, e cila u çel në galerinë “FAB” në Tiranë. Ekspozita organizohet nga Prezenca e OSBE-së në Shqipëri dhe Universiteti i Arteve, me punime të studentëve të Arteve të Bukura, dhe ishte e kuruar nga dekani i fakultetit të arteve, Prof. Asc. Ardian Isufi dhe Lektori zoti Harri Aleksi.
Për më shumë shfletoni Elegance