Nëse jeni në kërkim rë një vendi special për të kaluar disa orë në një ambient të veçantë, këtë fillim viti ne ju propozojmë “Bufe”. Ngjan pak me emërtimet e vjetra të ambienteve rekreative të së shkuarës, e në fakt prej tyre është frymëzuar. Ne kemi bërë një vizitë tek miqtë tanë të “Bar Bufe”, dhe ju sjellim të gjithë interiorin e tyre në këtë artikull.
Atmosfera
Sapo hy brenda në “Bufe”, gjendesh përpara një atmosfere sa familjare aq edhe post industale. Në fakt muret e zhveshur janë një gjetje shumë interesante. Ato e shndërrojnë të gjithë situatën duke ofruar një skenë shumë të ngrohtë e cila thyhet nga tubat e zhveshur dhe detjet e hekurit, që janë prezente kudo. Të bën përshtypje përdorimi i elementit te drurit dhe rezinave të kombinuara këndshëm në të gjithë sipërfaqen.
Ndarja e ambienteve
Një gjetje për të qëndruar brenda temës është edhe ndarja e ambienteve e cila është realizuar me një bufe. Në fakt ajo shërben si një mini kantinë vere dhe të jep idenë e një copëze dekor e inspiruar nga stili “rustico”.
Tavolinat dhe mobiljet e mureve
Stilin “rustico”, e gjen edhe tek tavolinat dhe mobiljet e mureve. Atu ku duhet të ishin dollapet gjen lehtësisht shporta frutash, nga ato që përdoren në tregjet e fshatrave të cilat janë kthyer në ornamete muri. Nërkaq karriget dhe tavolinat janë prej duri të lyera me ngjyra ku dominon bezha, kafja dhe bluja e lehtë e kobaltit.
Banaku
Interesant mbetet edhe përdorimi i paletave të portit. Ato janë kthyer në strukturën mbajtëse të banakut. Loja interesante që krijohet mes rreshtave të paletave të jep mundësinë ta shfrytëzosh këtë hapësirë për mbajtjen e pijeve dhe të verës.
Organizimi i ambienteve
“Bufe”, është e organizuar në dy kate dhe ndjek në mënyrë shumë elegante një stil unik. Kjo vërehet jo vetëm tek materialet e përdorura për të mobiluar këtë hapësirë, por edhe tek ndriçimi, ai luan një rol vendimtar në atmosferën e brendëshme të “Bufe”.
Dekori
Ajo që e bën unik këtë ambient është dekori. Ai është tejet i veçantë. Diku sheh në qendër të vëmendjes një peshore të vjetër marrë nga ushqimoret e para 3 dekadave. Diku tjetër një mandolinë e cila është ndricuar nga një spot të fton të mendosh për një muzikë të një kohe tjetër. E diku vërën foto të vjetra dhe pjata me simbolika të marra nga etnografia jonë.