Brenda kornizave!

Figurat gjeometrike nuk kufizohen vetëm në studimin nga gjeometria, por merr përmasat edhe të një dekori unik dhe shumë kreativ. Çdo ditë e më tepër dizenjuesit po i japin vëmendjen e duhur dekoreve gjeometrike duke e orientuar arredimin “drejt kornizave”.

Orë
Minimalizmi dhe gjeometria mund të krijojnë kryevepra dhe kjo orë në ngjyrë kafe të errët e demonstron më së miri.
Çmimi 150$

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code

Vazo lulesh
Dekori qëndron te detajet! Një set shumë i veçantë me 4 vazo lulesh e bën hapësirën e shtëpisë të lezetshme dhe me shumë ngjyra.
Çmimi 193$

Mbajtëse sendesh
Adhuruesit e trekëndëshave do të jenë mëse të lumtur me mbajtësen e sendeve. Mund ta mbushni me libra, me surveniere ose sendet tuaja të preferurara.
Çmimi 104$

Statujë
Një mini dhelpër e këndshme e cila do ta bëjë tryezën tuaj edhe më simpatike dhe unike.
Çmimi 344$

Mbajtëse filxhanësh
Ngjyra super unike do i kthejnë këto mbajtëse filxhanësh në të preferuarat tuaja!
Çmimi 200$

Dekoruese muri
Minimaliste dhe lehtësisht të kombinueshme me çdo hapësirë. Çfarë po kërkoni më shumë?
Çmimi 100$



Mbajtës qirinjsh
Dizenjo klasik dhe i kuruar deri në detaje, ky mbajtës qirinjsh e bën ambientin rreth shtëpisë një hapësirë magjike.
Çmimi 100$

Burimi: westwing.it