Berina Kokona: Zilia, mëkati më i madh

Ku ndodheni tani dhe me çfarë po merreni?
Në dyqanin tim Stefanel! Jam ulur në tryezë dhe po shkruaj për revistën tuaj.

Cili është vendimi më i mirë që keni marrë ndonjëherë?
Të ndërtoj familje dhe të kem fëmijë në moshë të re.

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code

Kur e ndjeni veten më të lumtur?
Kam pasur fatin në jetë të ndihem fëmijë i lumtur i dy prindërve me shumë vlera. E përkëdhelur nga dy motra më të mëdha, të shkëlqyera. Jam ndjerë bashkëshorte e lumtur, nënë e lumtur në çdo moment prej tim biri. Jam ndjerë e lumtur për çdo arritje timen profesionale. E lumtur kur nis sfida të reja, kur finalizoj të tjera me sukses. E lumtur mes miqsh të rrallë që kam pasur fatin t’i kem pranë në ditë të mira, e të këqija të jetës sime. Nuk i numëroj dot sa shumë gjëra më bëjnë të ndihem e lumtur!

Kur e ndjeni veten të trishtuar?
Kur zhgënjehem!

Çfarë nuk do kishit hedhur kurrë poshtë?
Nuk jam njeri që i vë shkelmin asaj që me vullnet dhe dashuri e ndërtoj ditë pas dite. Nuk do të hidhja kurrë, asgjë poshtë.

Kë doni më shumë?
Familjen time.

Cila është ajo gjë për të cilën do të thoshit: nuk do ta bëj kurrë?
Nuk do resht kurrë së kujdesuri për djalin.

Cili është mëkati më i madh për ju?
Zilia.

Cila është blerja juaj e fundit?
Biletat e një koncerti të Coldplay.

Cili është qëllimi i jetës?
Nuk e di…Mua nuk më kanë munguar emocionet e arritjet dhe sigurisht që kam ndërmend të vazhdoj të punoj për t’u rritur profesionalisht, për të mbajtur standardin e jetës që dua, për të pasur emocione dhe arritje të reja…deri në fund të jetës sime.