Dorina Gegiçi: “Suksesi im”

Fotot e saj kanë bërë xhiron e botës…Dikur të publikuara në faqet e prestigjiozes Vogue Italia, së fundmi në projektin për D&G, ku vet protagonistët e firmës së njohur promovuan figurën e saj si një përsosmëri prej modeleje dhe stili. Vetëm 19 vjeç, një nga emrat më të njohur në fushën e modelingut, Dorina Gegiçi është tashmë një identitet markë…

Vetëm 60 minuta bisedë me të, mjaftuan për t’u njohur me botëkuptimin e një vajze të re, karriera dhe emri i së cilës duken tejet premtuese. Arsyet i ka të qenësishme për të besuar në suazën e asaj që mund të etiketohet një super star i pasarelave shqiptare. Por, prej disa kohësh fama i ka kapërcyer kufijtë shqiptarë për të depërtuar në mediet dhe koleksionet më vanitoze të fashionit botëror, duke e promovuar në krah të super model girls. Është vetëm 19 vjeç! Ka pak kohë që ka tërhequr vëmendjen e të famshmit Stefano Gabbana, pasi mbajti në trup një koleksion të fundit të markës D&G, dhe mjaftuan të ashtuquajturat pesë minutat e famës për ta bërë emrin e Dorina Gegiçit të njohur gjithkund. Pjesëmarrja e saj e parë ka qenë në moshën 14 vjeçare, kur sfiloi në “Albania’s Next Model” duke u renditur ndër finalistet e këtij konkursi. Ishin hapat e fillimit të brishtë, drejt një rrugëtimi me emrin sukses, e për të cilin i është dashur jo pak mund dhe përpjekje për të mbajtur të pa lëkundura pozitat si modele e suksesshme.

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code