Beyoncé tregon për krijimin e albumit “Renaissance”

Të gjithë presin 29 korrikun dhe albumin e ri të Beyoncé, “Renaissance”. Albumi është ideuar dhe krijuar në periudhën e pandemisë globale dhe do të vijë me plot 16 këngë.


Deri tani, Queen B ka lançuar një prej këngëve, “Break My Soul”, e cila është kthyer në një himn lirie, i cili të fton të shijosh jetën në maksimum. Dje, Bey theu internetin me foton e saj, për të cilin tregon edhe përvojën që përjetoi nga albumi që pritet të dalë shumë shpejt.

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code

“Krijimi i këtij albumi më lejoi të ëndërroja dhe të gjeja një arratisje në një periudhë të frikshme për botën. Më lejoi të jem e lirë dhe aventuriere në një kohë kur lëvizjet ishin shumë të ngadalta. Synimi im ishte të krijoja një hapësirë të sigurt, pa gjykime; një vend ku mund të jesh i çliruar nga perfeksionizmi dhe mendimet. Një vend ku mund të ulërasësh, të çlirohesh, të ndiesh liri. Ishte një eksplorim shumë i bukur. Uroj që edhe ju të gjeni lumturi në muzikë. Uroj që t’ju frymëzojë. Ha! Dhe të ndiheni unikë, të fortë dhe seksi, ashtu siç jeni!”.

Fjalët e Queen B, njësoj si edhe muzika e saj u pëlqyen dhe shërbyen si frymëzim menjëherë.