Çanta unike dhe shumë elegante

Brand-et ndërkombëtare sjellin gjithmonë prurje të reja, plot stil, të cilat gjithmojnë ndryshojnë dhe përmirësojnë stilin tonë. Prurjet e reja fokusohen më së shumti tek aksesorët që plotësojnë look-un tonë, duke sjellë gjithmonë risi në modele, materiale dhe dizenjo.
Kualiteti dhe artistikja nuk janë më ekskluzivitet i Chanel apo Chloe. Tashmë, çdo shtëpi mode na sjell aksesorë fantastikë dhe super cilësi.
Ju sjellim çantat më elegante dhe stylish të vitit:


Nuit Bag
Charles Gout dhe Aude Jan u zhvendosën në Mexico, një qytet plot ngjyra dhe vibrant. Të frymëzuar nga mënyra e jetesës, ata lançuan brand-in e tyre me çanta dhe aksesorë. Çantat Audette reflektojnë një stil minimalist, dizenjo unike dhe ngjyra vitale, si jetesa në Mexico. Imagjinoni ndërthurjen fantastike të lëkurës italiane, stilit francez dhe prekjes trasgresive meksikane.
Çmimi: 330$

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code


Tote Bag
Kassl Edition nisi punën në vitin 2018, në Amsterdam, si një brand i cili gërsheton luksin me prakticitetin. Fillimisht palltot e tyre të sofistikuara patën një sukses shumë të bujshëm, e më pas, koleksioni i çantave “cool” dhe eco-friendly e bën brand-in edhe më të pëlqyer. Çantat e fryra janë të bollshme, të rehatshme dhe të kombinueshme me çdo veshje.
Çmimi: 450$


Mini Pump Bag
Marge Sherwood e ka marrë emrin nga karakteri i Gwyneth Paltrow në thrillerin “The Talented Mr. Ripley”, duke risjellë stil dhe shumë delikatesë, për t’u etiketuar si një nga çantat më të pëlqyera të vitit. Brand-i korean sjell një prekje vintage nga siluetat e viteve ’50, ’60 dhe ndonëse nuk rezervon shumë hapësirë, sërish këto çanta janë të parezistueshme.
Çmimi: 315$


Croissant Bag
Reike Nen është një kompani aksesorësh e cila kombinon elegancën klasike dhe atë bashkëkohore. Kjo çantë si kruasant, nuk është bërë nga mjeshtrat francezë, nuk konsumohet në mëngjes, por krijohet nga lëkura cilësore dhe definon stilin tuaj.
Çmimi: 400$


Mische
Jua merr mendja se kjo çantë me dizenjo unike, në fakt është krijuar në një studio të vogël në Brooklyn, nga një dizajnere që e ka mësuar fuqinë e modës në mënyrë autodidakte? Çanta elegante është tërësisht handmade dhe mbi të gjitha, kaq unike.
Çmimi: 495$