Jeta dhe puna në kroçerë për të nisi para gati tri vitesh, si një aventurë vere por u shndërrua në një përvojë më afatgjatë për vetë mundësitë që i ofroi. Tri faktorë e shtyn që të zgjas kontratat e saj me kompaninë e anijeve ku ishte e punësuar: Fakti që puna në kroçerë të ofron burim të sigurt të ardhurash, të jep mundësinë të vizitosh të gjitha kontinentet dhe të njohësh kulturat e huaja, e gjithashtu është kursi më i shpejtë dhe i lehtë i çdo gjuhe të huaj që dëshiron të mësosh. Delinda Muçollari është shembulli tipik i një vajze që vuri pasionin mbi çdo objektiv apo pritshmëri që ajo kishte me përfundimin e studimeve të larta. Ajo hoqi dorë nga të qenit gazetare, për të ndjekur ëndrrën e saj.