Eksperienca e sipërmarrësve të suksesshëm shqiptarë në Think Tech

Elvin Guri

Elvin Guri, sipërmarrësi që solli novacionin

Në konferencën e teknologjisë, “Think Tech”, e cila u fokusua te mundësitë që u ofrohen të rinjve në tregun e punës, u bashkua me një fjalim tejet interesant edhe Z. Elvin Guri, sipërmarrësi i njohur me një përvojë 25-vjeçare në sektorin financiar.
Z. Guri është padyshim një investitor shumë i suksesshëm dhe një prej aksionerëve kryesorë të Telekom Albania, rrjetit i cili solli ndryshime dhe risi të prekshme për të gjithë, duke përmirësuar dukshëm komunikimin.
Me një sfond akademik të shkëlqyer nga Universiteti i Oksfordit dhe me një përvojë të gjatë në kapitalin privat, Z. Elvin Guri rrëfeu fillimet e tij, karrierën e suksesshme dhe ndryshimet fantastike që sjell teknologjia në marketing.
Falë një fjalimi elokuent dhe të mbushur me nota humori, me shembuj konkretë të gjigantëve botërorë si: Apple e Uber, nisur edhe nga përvoja personale, Z. Elvin na njohu me një prej mjeteve më të fuqishme, marketingun, i cili shërben si një katalizator tepër i rëndësishëm në funksionimin e një brand-i.
Duke studiuar dhe analizuar tregun, si dhe duke goditur me reklama të gjetura, aktivitetin në mediat sociale dhe përmbushjen e nevojave të abonentëve, nuk mund të habitemi aspak me ecurinë dhe progresin e jashtëzakonshëm të Telekom Albania.
Me bindje mund të themi se Z. Elvin Guri ka sjellë novacionin në mënyrën e investimit dhe të menaxhimit të kompanive që dominojnë tregun.

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code

 

Anis Brahimi

Anis Brahimi – Inovacion, sukses, lifestyle

Simpatike, e zgjuar, e lirshme dhe me ide tejet novative; këto janë disa nga karakteristikat e një gruaje të talentuar, e cila në konferencën “Think Tech” foli për novacionin që ka sjellë Philip Morris Albania.
Fjalimi i saj ishte tejet tërheqës e real dhe menjeherë e rrëmbeu vëmendjen e sallës, e cila e dëgjoi me kërshëri ndërsa rrëfente mbi risitë që ka sjellë pajisja elegante IQOS, me teknologjinë “Heat not burn”.
Me një shtyllë të fortë si teknologjia, Znj. Brahimi ka ndryshuar qëndrimin dhe raportin e klientëve me një prej kompanive më të fuqishme në Shqipëri, gjithashtu me dedikim dhe pasion ka menaxhuar marrëdhëniet e jashtme të Philip Morris Albania.
Publiku u njoh edhe me ndryshimet që IQOS ka sjellë në Shqipëri, si dhe me statistikat të cilat tregojnë se një numër i madh përdoruesish të cigares së zakonshme, tashmë kanë përqafuar pajisjen e cila ka ndikuar pozitivisht jo vetëm në organizmin e tyre, në mënyrën e jetesës edhe në ambientin përreth.
Gjithashtu, Znj. Anis Brahimi foli edhe për eksperiencën e saj në Philip Morris Albania, për vështirësitë e të qenurit një grua në karrierë, si dhe transmetoi mesazhe të rëndësishme për të rinjtë, duke u fokusuar në një jetesë të shëndetshme.

 

Elvin Nosi

Elvin Nosi – Burimet njerëzore, resursi i Balfin Group

Çdo sipërmarrës e di shumë mirë sa i veshtirë është “gjurmimi” dhe gjetja e resurseve njerëzore, të cilat lidhen direkt me suksesin e një kompanie.
Kur flasim për kompani të mëdha, menjëherë na vjen në mendje Balfin Group dhe impakti i jashtëzakonshëm që ky rrjet biznesesh ka në investimet dhe ekonominë shqiptare. Por jo të gjithë jemi familjarë me aftësitë menaxheriale të Z. Elvin Nosi, Drejtorit të Burimeve Njerëzore të Balfin Group.
Në konferencën e “Think Tech” patëm mundësinë të njiheshim me rëndësinë që kanë burimet njerëzore në progresin e një kompanie të madhe, e cila nuk resht kurrë së punuari. Pa punonjësit e saj ambiciozë dhe të talentuar, Balfin nuk do të ishte rrjeti më i madh i cili përfshin kompanitë më të njohura në vend.
Z. Elvin Nosi na rrëfeu pikërisht mbi eksperiencën e tij shumëvjeçare si Drejtori i një prej elementeve më të rëndësishme në një kompani. Ai theksoi faktin se punonjësit të cilët kontribuojnë në suksesin e kompanisë, kanë gjithmonë mundësi për t’u rritur dhe për të kaluar në departmente të ndryshme, në mënyrë që jo vetëm të shkëmbejnë eksperienca, por edhe të gjejnë pasionet e tyre.
Sigurisht, përvoja e Nosit e ka thjeshtuar punën dhe e ka mbajtur nën kontroll dinamizmin e departamentit të Burimeve Njerëzore, pa të cilin nuk do t’ia kishte dalë mbanë asnjë sipërmarrje.