Administratore e Klinikës Dermo-Estetike Vivia.
A mund të jetë mosha, faktor dominant në ravijëzimin e një stili të caktuar jetese? Varësisht angazhimeve, pritshmërive dhe objektivave personale, ne iu sjellim në vëmendje tri shembuj optimal që dëshmojnë se si kursi i jetës së dikujt mund të ndryshojë kahje varësisht viteve mbi supe. Elona Hametaj, Manjola Afezolli dhe Eleana Dobi rrëfehen…
Të qenit e përmbushur për të, do të thotë një realizim sipas stadit në të cilin ndodhet vet individi, edhe pse faktori moshë për të nuk duket të jetë assesi kufizues në arritjen e objektivave dhe përmbushjet e pritshmërive, qoftë ato në aspektin profesional, por edhe ato në planin personal. “Të gjithë kemi prioritete, por nuk duhet t’i lemë prioritetet të kthehen në pengesa. E kam zhvilluar jetën time profesionale paralelisht me atë private ose familjare. Kjo ka qenë dëshira ime, dhe për këtë kam synuar, por edhe fati më ka ndihmuar. Duhet t’i lejojmë proceset e jetës të zhvillohen natyrshëm, ndërkohë që përgatitemi për to”, cilëson ajo. E angazhuar prej disa kohësh në krye të klinikës dermoestetike Vivia, për Eleanën e cila thotë se bën punën që do, dhe falë të cilës sektori i saj profesional mbushet me eksperienca të reja, mbarëvajtja optimale e një biznesi për një vajzë 28 vjeçare, është një angazhim që kërkon përkushtimin e duhur, dhe jo vetëm. “Tek Vivia, dita është e ngjeshur me takime dhe aktivitete që sigurojnë mbarëvajtjen e biznesit, nga kurimi për imazhin e klinikes e deri tek detajet më të vogla që bëjnë diferencën. Është e rëndësishme të ulesh me stafin dhe të diskutosh pa komplekse për të kuptuar se çfarë po ndodh në klinike, fundja rolet tona janë në funksion të aktivitetit që menaxhojmë dhe jo një mënyrë për të limituar komunikimin. Por, puna nuk mbaron me kaq. Kur kthehem në shtëpi në darkë, ulem përpara laptopit dhe hulumtoj tregun për produkte të reja dhe mënyra për të rritur suksesin e klinikës. Më është besuar një përgjegjësi e madhe dhe kjo kërkon një angazhim 101%, ndaj klinikes dhe ndaj së bukurës”, vijon Eleana.