Ku ndodheni tani dhe me çfarë po merreni?
Sapo kam nisur të drejtoj një emision të ri investigativ në televizionin “Ora News”. Nuk është bërë ende një muaj nga dalja në transmetimin e parë të tij. Emisioni titullohet “Boom” dhe ne shpresojë të justifikojmë pritshmëritë e publikut për këtë emision.
Cili është vendimi më i mirë që keni marrë ndonjëherë?
Nuk mund ta ndaj në këtë formë se cili është vendimi më i mirë që kam marrë, pasi kam marrë shumë të tillë. Megjithatë mund të diferencoj ndër vendimet e mia të drejta: Të kthehem në televizion pas një shkëputjeje relativisht të gjatë.
Kur e ndjeni veten më të lumtur?
Ndjehem e lumtur kur zgjohem pranë tim biri. Është moment i mrekullueshëm dhe kam fatin ta përjetoj çdo ditë.
Kur e ndjeni veten të trishtuar?
Trishtohem realisht dhe dukshëm kur përballem me realitetin e dhimbshëm të mjerimit shqiptar. Madje edhe kur këto raste i kemi trajtuar përgjatë transmetimit të emisioneve që kam drejtuar, nuk e kam fshehur dot trishtimin.