Drejtuese e “Grace Models”.
Ku ndodheni tani dhe me çfarë po merreni?
Momentalisht jam në zyrë, po merrem me projektin e radhës, me një sfilatë e cila për qëllim ka promovimin e modeleve të reja.
Cili është vendimi më i mirë që keni marrë ndonjëherë?
Nisma për të ngritur kompaninë time Grace Models, është ndër vendimet e mia më të mira si dhe vendimi për ta zgjeruar e zhvilluar atë.
Kur e ndjeni veten më të lumtur?
Lumturi më dhuron çdo çast i finalizimit të suksesshëm të çdo projekti të Grace Models, dhe padyshim ekzistenca e familjes time.
Kur e ndjeni veten të trishtuar?
Kur lëndohem nga njerëzit që dua dhe i konsideroj miq.
Çfarë nuk do kishit hedhur kurrë poshtë?
Familjen time dhe parimet e mia!