Greqia mbetet një prej destinacioneve më të preferuar të verës dhe si përherë, vijon të tërheqë vizitorë nga e gjithë bota. Nga Mykonos ikonik, te riviera athinase, ju sjellim disa prej plazheve më të bukur, në të cilët mund të zhyteni pafundësisht.

Navagio në Zante
I aksesueshëm me varkë nga porti i Zakunthos, ky ishyll fsheh disa nga perlat më të bukura detare.

Porto Katsiki në Lefkada
Ishulli i Lefkadës shquhet për rërën e butë, ujin e pastër në ngjyrë turquoise dhe dhuron një verë fantastike!

Myrtos në Pylaros
Me vendndodhje në zonën e Pylaros, Myrtos përshkohet nga kilomentra të tërë rëre të bardhë dhe dallgë që të përkundin në një univers të ri.

Santorini
Plazhi ikonik i Santorinit është një location ëndrrash, i cili kombinon gurët vullkanikë dhe detin e kristaltë.

Lalaria në Skiathos
Lalaria është një prej destinacioneve të preferuara, falë shkëmbinjve të lartë, të cilët e bëjnë çdo zhytje edhe më dinamike.

Voidokoilia në gadishullin e Peloponezit
Rëra e bardhë, ngjyra fantastike e detit dhe mikpritja e banorëve janë një trinom që nuk duhet humbur.

Balos në Kretë
Balos është ndoshta plazhi më i vizituar në Kretë, kjo, për shkak të ujërave të thellë dhe peizazhit të paharrueshëm.

Aliko në Naxos
I vendosur në mes të bukurisë që natyra ofron, egërsia e plazhit të Aliko është pa diskutim ajo që ju duhet për pushimet e ardhshme.