Joseph Altuzarra – Stili flet me sensualitet!

Që prej 2008 kur Joseph Altuzarra themeloi brandin e tij, bota e modës ktheu sytë drejt tij dhe prej një dekade çdo krijimi i dizenjuesit merr vëmendjen që çdo shtëpi mode do të donte.
I lindur dhe i rritur në Paris, Joseph ka qënë gjithmonë i interesuar në fuqinë e transformimit. Letërsia, kinematografia dhe kultura në përgjithësi kanë influencuar në koleksionet e prezantuar prej tij.
Altuzarra krijon i referuar nga sensualiteti, pak folklor dhe inspirimi i elegancës. Koleksionet e tij servirin sensualitet, janë seduktive dhe shumë konfidente.
Fitues i një numri të madh cmimesh dhe vlerësimesh, Joseph Altuzarra vazhdon të jetë mjaft i preferuar për publikun dhe industrinë e modës.

Profil
Joseph Altuzarra ka lindur në Paris më 1983, nga një nënë kinezo-amerikane dhe babai frëng. Pasioni për artin fillimisht nuk e ka orientuar drejt dizenjimit dhe modës, por drejt baletit. Pas zhvendosjes në New York, u diplomua në Histori Arti në kolegjin “Swarthomre”.
Vetëm 37 vjec dhe Joseph ka lënë gjurmë të pashlyeshme, duke mos u kufizuar vetëm në dizenjim. Ai dizenjon këpucë, veshje joshëse dhe sensuale njëkohësisht, aksesorë elegantë dhe ky diversitet e bën një prej dizenjuesve më të pëlqyer.

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code

Fillimet
Në vitin 2004, në New York-un e mundësive të mëdha, Altuzarra punon me Marc Jacobs. Përfundimi i studimeve dhe dashuria për artin, gjithashtu talenti dhe aftësitë e tij i bien në sy Nicolas Caito, ambasadori kreativ i atelierit “Rochas”.
Karriera e tij filloi të merrte formë konkrete pas postit të tij në “Proenza Schouler” dhe më pas, si asistenti i Riçardo Tisci, dizenjatori i “Givenchy”, i cili e riktheu Joseph në Paris.
Një numër i madh çmimesh kanë definuar karrierën e Altuzurra-s ku ndër më të rëndësishmin mund të përmendim çmimin si “Dizenjuesi i Veshjeve të Femrave” më 2012.
I vlerësuar gjithashtu nga “Vogue”, “Swarovski”, Revista “Out”, “Forbes” dhe “New York Business”, Joseph ka marrë gjithashtu kritika tejet pozitve për sfilatat e tij.

Altuzurra
Më 2008, do të debutonte një prej linjave më kontraverse përsa i përket dizenjimit të veshjeve dhe aksesorëve. Inspirimet shtriheshin nga rajoni i Marokut e deri në Indi, duke adaptuar printe dhe motive dekorative nga çdo kulturë. Në sfilatën e 2009, Altuzurra do të rikthente kashmirin dhe ngrohtësinë e palltove elegante të njohura masivisht në Francën romantike. Të punuara me dorë, palltot fillimisht shquheshin për jetëgjatësinë dhe kombinimet interesante të ngjyrave klasike si e zeza dhe e bardha.
Në sfilatat dhe krijimet që pasuan dizenjuesi do të bëhej më “i guximshëm” dhe do të luante me ngjyrat. Përpos printeve dhe motiveve të kulturave indiane dhe dizenjove të marra hua nga Maroku, printet e kafshëve rrëmbyen vëmendjen e Joseph. Pallto të bollshme, xhaketa me krahë të përthyra dhe prerje unike dhe printe zebre, leopardi dhe tigri i dhanë një tjetër dimension stilit.
Stili hibrid i dizenjuesit u praktikua edhe në T-shirt me printe, në fustane seduktivë, të cilët ndryshuan konceptin se fustanet e shkurtra e bëjnë një femër të ndihet seksi.
Edhe pse tejet inovativ, Joseph nuk e trajtoi debutimin e tij si një eksperiment, por një brand të ri i cili do të sillte ndryshim dhe do t’i shtonte grimca kulture modës.
Por, dizenjuesi është i vetëdijshëm se thjeshtësia është ajo që vlerësohet më së shumti dhe i jep epitetin “i bukur” një fustani. Stili i Joseph ka ndryshuar sfilatë pas sfilate, por thjeshtësia ndonëse virtyt, është edhe mjaft i preferuar për Altuzurra-n. Frudat, fustanet me shpatulla jashtë dhe me rripa të hollë janë gjithmonë prezentë në krijimet e brandit.

Këpucët
Përpos veshjeve sensuale të femrave, Joseph ka menduar të plotësojë veshjen edhe me këpucët. Stileto, sandale dhe pupa janë krijimet e tij, të gjitha elegante dhe lehtësisht të kombinueshme.

Larg prej printeve që përdor në pallto dhe ngjyrave të forta të fustaneve, në krijimin e këpucëve Altuzurra përdor ngjyra si: e zezë, pana, e bardhë dhe blu. Kombinimet janë dyngjyrëshe, aspak të ekzagjëruara dhe shumë elegante.
Finesa e ngjyrës pana kombinohet me ngjyrën e zezë, vija horizontale bardhë e blu dhe shumë dizenjo të tjera minimaliste definojnë dizenjimet e artistit.
Fjongot, zakonisht të vendosura në pjesën e mbrapme të këpucëve dhe hapja unike që e pason e bën të pagabueshëm stilin e Joseph Altuzurra-s.