Kontrata e suksesit të flautistes Daorsa Dervishi

Suksesi është ai moment magjik kur energjia e muzikës që përcjell  lidhet drejtpërdrejt me publikun. Suksesi është të zgjohesh çdo mëngjes, të provosh pjesë të reja të kompozitorëve të ndryshëm e të mos mjaftohesh kurrë me atë ç’ka ke bërë. Një pjesë e luajtur ashtu siç duhet, një koncert i realizuar me mjeshtëri. Suksesi është të lejuarit vetes të bësh gabime  dhe të mësuarit shumë prej tyre, të zotëruarit e një teknike të mirë ditë pas dite dhe të kultivuarit e talentit. Por, ajo që do të shenjonte vulën e suksesit absolut, në karrierën e saj si flautiste dhe një prej instrumentisteve shqiptare të njohura në Evropë, është pikërisht krijimi i grupit të parë barok shqiptar. “Ndonëse me bashkëthemeluesit, klavicembalistin Jusuf Beshiri dhe violoncelistin/viola da gamba Perikli Piten, njiheshim prej kohësh, grupi lindi me rastin e festivalit të parë shqiptar dedikuar muzikës së vjetër, VoxBaroque