Nëse doni t’i shpëtoni monotonisë së qyteteve të mëdha, nëse jeni të apasionuar pas natyrës, pyjeve, maleve, liqeneve, pas historive të vjetra, traditave të hershme, serenatave, apo festave të larmishme, atëherë zgjidhni Korçën dhe rrethinat e saj. Korça, ky qytet, me njerëz mikpritës dhe punëtorë, me kulturë e tradita të shquara, me festa pa fund dhe po pret që ju ta zbuloni. Mos ngurroni, në Korçë do të kaloni një përvojë fantastike!